Respekti nuk fitohet dot me urdhra dhe komanda, edhe pse shumë prindër e provojnë pikërisht këtë. Mos gaboni më. Ekzistojnë mënyra për t’i detyruar fëmijët që t’ju respektojnë.
Respektoni fëmijët: edhe pse kjo qasje mund të ndryshojë nga fëmija në fëmijë, mos i fyeni apo turpëroni. Nëse doni t’ju respektojnë, respektoni edhe ju ata.
Bashkëshorti: prindërit duhet t’u tregojnë fëmijëve se e respektojnë njëri-tjetrin. Pikërisht kjo marrëdhënie në mes të babait dhe nënës luan një rol të madh në përcaktimin e sjelljes së mëtejshme të fëmijës. Kur fëmijët e shohin se prindërit e tyre e respektojnë njëri-tjetrin, pavarësisht nga dallimet apo pikëpamjet dhe qëndrimet e kundërta, vendoset një standard, dhe ata e pranojnë atë.
Dashuria: kushtoni më shumë kohë shprehjes së dashurisë, sesa vendosjes së rregullave. Shumë pak do të zgjidhni nëse për çdo gjë i thoni fëmijës suaj “bëje këtë, sepse unë kam thënë kështu.” Duhet të bisedojmë me fëmijët dhe t’u tregojmë atyre se pse është mirë që t’ju dëgjojnë.
Përgjegjësia: tregojuni fëmijëve që jeni të përgjegjshëm, që i paguani faturat, që jeni profesionist, që i ndihmoni të tjerët, jepni këshilla, mos flisni thashetheme para tyre. Të gjitha këto gjëra pozitive dhe sjellja juaj korrekte do t’i bëjë fëmijët t’ju respektojnë edhe më shumë, edhe pse ndoshta këtë nuk e tregojnë aq shpesh.
Kufijtë: fëmijëve, megjithatë, nuk duhet t’ua lejoni çdo gjë. Disa kufij duhet të përcaktohen ose ata do t’ju “shkelin”. Nuk mund të lëshoni pe vazhdimisht apo t’ua lejoni gjithmonë që të manipulojnë me ju. Nëse e lejoni këtë, që t’ju shikojnë nga lart, nuk do të mund ta ktheni më dot respektin pas kësaj.
Mos u lëshoni në nivelin e tyre: fëmijët do të jenë gjithmonë fëmijë, ata do të ankohen, do të mashtrojnë, do të jenë përtacë, por ju nuk guxoni të jeni si ata. Ju duhet ta mbani një nivel; qetësinë, forcën, vetëbesimin,… Në ndërhyrjet e tyre reagoni me qetësi, pa britma./Mesazhi/