Ballina Jeta Familje Si t`ia largoni fëmijës shprehinë e të qarit

Si t`ia largoni fëmijës shprehinë e të qarit

A ja plas të qarit fëmija juaj sa herë që ju nuk ia plotësoni një dëshirë?

Nëse po më poshtë keni disa strategji veprimi që mund t’ju ndihmojnë:

Duhet t’i paraprini situatës apo të parandaloni fëmijët të qajnë, duke u plotësuar të paktën nevojat parësore. Sigurohuni që të mos jenë të lodhur, të uritur dhe nervozë.

Në momentin që fëmija fillon të qajë, vëzhgojeni situatën për të kuptuar se çfarë mund ta ketë shkaktuar atë sjellje. Në këtë drejtim, është e rëndësishme që të kuptoni nënkuptimin domethënës, sidomos atë emocional.

Praktikisht është e nevojshme që të përqendroheni mbi pyetjen “çfarë” dhe jo mbi atë “si”.
Komunikimi i qartë, eksplicit e direkt, është sigurisht instrumenti më i rëndësishëm për të dëgjuar dhe për të ndihmuar fëmijët tuaj.

Ndërkohë, me fëmijët më të vegjël, mund të përdoren mënyra të tjera komunikuese: përqafime, një qëndrim i drejtë në nivelin e tyre, toni i zërit, shikimi etj.

Aspekte që janë gjithsesi gjithmonë esenciale për të ndërtuar marrëdhënie efikase.

Vlerësoni arsyen që ka “ndezur” situatën: nuk është e thënë që fëmijët duhet të marrin gjithçka kërkojnë. Fëmijëve më të mëdhenj, mund t’u mësohet se ka mënyra më të mira për t’u shprehur, për t’i bërë që të kuptojnë se për çfarë kanë vërtet nevojë.

“Punoni” me veten, ose përgatituni që të jepni përgjigje alternative në situata kritike.

Shumë herë, reagimi i prindërve “shpërthen” automatikisht, ndërkohë që nëse do të keni në “xhep” gjithmonë një strategji, është një mënyrë shumë e mirë për t’u mësuar me një situatë të tillë. Ndërsa fëmijët tuaj nuk do të jenë më qaramanë./Mesazhi/

Exit mobile version