Ballina Kuzhinë Si t’i ruani vezët e ziera në mënyrën e duhur

Si t’i ruani vezët e ziera në mënyrën e duhur

Pavarësisht mënyrës se si shërbehen, vezët e ziera janë të shkëlqyera për marrjen e shpejtë të proteinave dhe nuk kërkojnë shumë punë për t’u përgatitur.

Nëse i konsumoni shpesh, nuk keni nevojë t’i zieni çdo herë, por përkundrazi, mund të gatuani disa kokrra në të njëjtën kohë dhe t’i rezervoni për ditët në vijim.

Për ta bërë këtë, duhet t’i ruani në mënyrën e duhur, dhe kështu vezët e ziera do të mund të qëndrojnë të freskëta deri në një javë.

Si t’i ruani vezët e ziera

Ato janë të lehta për t’u ruajtur, por ka disa hapa që duhet të ndërmerrni që të qëndrojnë të freskëta për një kohë më të gjatë, AgroWeb.org ju njeh më poshtë me to.

Lërini të ftohen

Pasi vezët të ziejnë, prisni derisa të ftohen përpara se t’i vendosni në frigorifer. Kjo sepse vezët mund të ngrohin ushqimet e tjera përreth, duke rritur mundësinë e shumimit të baktereve.

Për të përshpejtuar procesin e ftohjes, AgroWeb.org sugjeron që t’i lini vezët në ujë të ftohtë për disa minuta.

Po nëse janë të qëruara?

Ka të ngjarë që ju t’i qëroni vezët menjëherë pas gatimit dhe të mos i konsumoni. Nëse është kështu, sigurohuni që t’i fusni vezët në një qese ose enë hermetike.

Kështu ato duhet të mbrohen nga ekspozimi ndaj ajrit, aromës dhe çdo mikroorganizmi që mund të jetë i pranishëm.

Por përpara se ta bëni këtë, vendosni fillimisht një letër kuzhine të lagur në enë për të parandaluar tharjen e vezëve.

Më pas vendoseni enën në raftin e mesëm të frigoriferit tuaj, sepse ai është vendi ku temperatura është më e qëndrueshme.

Vezët e pa qëruara

Vezët e ziera e të pa qëruara, duhet të mbahen gjithashtu në raftin e mesëm të frigoriferit, në një enë ose qese hermetike.

Mbajtja e tyre e mbyllur ndihmon në parandalimin e kontaminimit nga mikroorganizmat e dëmshëm që mund t’i prishin ato.

Në këtë rast mund të anashkaloni shtimin e një letre te lagur në enë për të parandaluar humbjen e lagështirës, pasi në këtë vezët i kanë ende lëvozhgat e tyre të paprekura.

Gabimet që duhet të shmangni

Jo vetëm për të zgjatur jetëgjatësinë e tyre, por edhe për të mbrojtur veten nga bakteret e padëshiruara, ju duhet të shmangni këto dy gabime.

Mos i lini në temperaturën e dhomës

Edhe vezët e gatuara plotësisht nuk mund të lihen në temperaturën e dhomës për më shumë se dy orë.

Vezët e ziera fort duhet të vendosen në frigorifer brenda të paktën dy orësh pas gatimit për të shmangur prishjen dhe përhapjen e baktereve potencialisht të dëmshme.

Mos i lini në raftin e ngrirjes

Mbajtja e vezëve të ziera fort në ngrirje mund të duket si një opsion i mirë, por nuk rekomandohet sepse pasi të shkrihet, e bardha e vezës do të bëhet e pangrënshme.

Për sa kohë mund të zgjasin vezët e ziera

Edhe pse nuk zgjasin aq gjatë sa vezët e paziera, ato mund të ruhen deri në një javë, pavarësisht nëse janë të qëruara apo jo.

Exit mobile version