Mund të duket e habitshme por shkaku i saktë i migrenës është ende i panjohur.
Këto dhimbje koke të forta, shpesh herë nga njëra anë dhe të shoqëruara me përzierje, si dhe ndonjëherë pamje të vijave zig-zage dhe ndjeshmëri shumë të madhe ndaj dritës dhe zhurmës, duhet të shkaktohen nga veprimtaria jonormale e trurit.
Edhe pse nuk është një sëmundje e rrezikshme, migrena shkakton shumë dhembje te njerëzit që prek.
Ja katë metoda të thjeshta që do t’ju ndihmojnë në kalimin e krizave të migrenës.
Përdorimi i pikanteve
Një sasi e caktuar specash djegës duhet të përdoret gjatë krizës, por jo në çdo vakt.
Uji i ftohtë
Zhytini të dyja duart në ujë të ftohtë për sa më gjatë të mundeni.
Dhoma e errët
Përpiquni që të qëndroni në një dhomë të errët gjatë kohës kur ju kap një krizë migrene. Drita shpesh provokon dhembjen e përgjithshme si dhe atë të kokës.
Kafeina
Një sasi e moderuar e kafeinës mund të veprojë si qetësues dhembjeje për ata që vuajnë nga migrena. Provojeni gjatë kohës kur keni dhembje.