Jeta me fëmijë të vegjël parashikon lodra të shpërndara kudo nëpër shtëpi. Një nënë britanike duket se ka gjetur zgjidhjen ideale për t’i bërë ballë lodrave të fëmijëve dhe për t’i mësuar të vegjlit e saj të mbajnë rregull.
Ajo ka shpikur për fëmijët e saj rregullin e kovave.
Si funksionon?
Nëse mamaja gjen qoftë edhe një lodër të hedhur në tokë, atë e merr dhe e vendos në njërën nga pesë kovat. Nëse deri në fund të ditës lodra në fjalë vazhdon të qëndrojë në kovë sepse nuk është vendosur në vend nga fëmija, mamaja e merr dhe e hedh në plehra.
Kaq e theshtë dhe kaq gjeniale!
Sipas kësaj nëne rregulli i kovave i ka vënë të vegjlit e saj përpara përgjegjësisë, gjë gjë do të thotë më pak rrëmujë nëpër këmbë dhe më pak lodhje për të.