Kultura e kompanisë pa dyshim është njëra prej përfitimeve më të mëdha për punonjësit. Ushqimet falas dhe kohërat e pushimit bëjnë ndryshim, por si bashkëveproni me drejtuesit dhe ambientin i cili rezulton nga ajo është ajo që mund të mbajë një punonjës në bord edhe kur ngritjet e pozitave dhe bonuset nuk janë një gjë e rregullt.
Por për rritjen e numrit të profesionistëve të cilët nuk punojnë në një zyrë, një kulturë pozitive mund të jetë e vështirë për t’u arritur.Mirëpo, duke përdorur shumë mjete të cilat tani janë në dispozicion, udhëheqësit mund të arrijnë kulturën e kompanisë në mënyrë virtuale.
Këtu janë disa mënyra se si mund të krijoni një kulturë fitimtare për ekipet tuaja të largëta.Merrni në konsideratë personalitetet tuaja Gati njëlloj si punonjësit e zyrës, punonjësit e tuaj të largët kanë personalitete të ndryshme.
Ju me shumë gjasa keni persona të hapur të cilët kërkojnë bashkëveprim të rregullt me të tjerët, së bashku me ata të mbyllurit të cilët mund të kalojnë ditë pa komunikim direkt me një qenie njerëzore.
Njihni punonjësit tuaj një nga një dhe vendosni se cili lloj i ambientit të punës funksionon më së miri për ta. Disa njerëz të turpshëm mund të ndjehen mirë nëse komunikojnë me të tjerët duke përdorur ndonjë mjet bisede, kështu që ky mund të jetë opsioni më i mirë për të gjithë ju.
Ju madje mund të shkoni një hap më larg dhe të krijoni aktivitete argëtuese të cilat funksionojnë më së miri për ekipin si një tërësi.Respektoni talentëtNëse punonjësit tuaj po tregohen kreativë në punët e tyre ditore, merrni në konsideratë se stili i tyre unik i punës mund të përmirësojë punën e tyre ditore.
Në vend se të kritikoni dizajnerin tuaj se ka vendosur të punojë deri vonë dhe të flejë deri pasdite ditën e ardhshme, merrni në konsideratë se kjo mund të jetë vetëm pjesë e procesit të atij personi.
Aq gjatë sa anëtarët e ekipit tuaj përfundojnë detyrat e tyre dhe janë në dispozicion për takimet e programuara, orët e punëve të tyre nuk duhet të jenë një problem.Bëni takimet argëtueseNëse ekipet tuaja janë virtuale, gjasat janë se ju takoheni rrallë sy më sy.
Edhe pse vjen me disa shpenzime, është e rëndësishme të provoni të punoni në të paktën një takim grupi çdo vit.
Merrni në konsideratë programimin e një vendi argëtues ku mund të mësoni aftësi të reja ose të përgatiteni për aktivitete të kënaqshme të cilat nuk i keni bërë në zyrë.Kur takimet ditore përfundojnë, planifikoni një dalje në mbrëmje në një restorant lokal ose një aktivitet rekreacional.
Ju me shumë gjasa do të zbuloni se këto aktivitete ndërtojnë më mirë ekipin tuaj se sa dhoma e konferencës.Inkurajoni lojënNuk keni pse të jeni në zyrë që të shoqëroheni. Nëse keni një ekip të vogël, inkurajoni anëtarët të njohin njëri tjetrin duke ofruar mjetet e nevojshme për ta bërë këtë.
Nëse rregullisht mbani biseda përmes videos, shumë shpejt punonjësit do t’i bëjnë ato thirrje vetë.Për ekipe më të mëdha, merrni në konsideratë ndarjen e punonjësve në grupe. Nëse disa punonjës jetojnë në afërsi me të tjerët, programoni mbledhje rajonale ose inkurajoni ata që të takohen me njëri tjetrin herë pas here.
Ju me shumë gjasa do të shihni se ata do të krijojnë një lidhje e cila shtrihet përtej asaj eksperience. Riforconi misionin tuaj Për ekipet e largëta, mund të jetë edhe më e vështirë që të qëndrojnë vazhdimisht të fokusuar në qëllim.
Ju duhet të jeni të qartë për misionin e kompanisë tuaj dhe ta komunikoni atë me çdo punonjës.
Ju gjithashtu duhet rregullisht të riforconi misionin e kompanisë tuaj. Me siguri që këto fjalë nuk kanë aq shumë domethënie nëse nuk e bëni këtë.
Tregoni se si puna juaj ndikon në konsumatorët të cilëve u shërbeni. Ndani video dhe fotografi përmes mjeteve të brendshme të komunikimit të kompanisë të cilat tregojnë punën e vështirë e cila bëhet në zyrën tuaj dhe në fushë.
Nëse keni dëshmi nga konsumatorët për atë se si biznesi juaj ka ndryshuar jetën e tyre, kjo mund të jetë shumë e fuqishme. Do ndihmojë ekipet tuaja të largëta që të qëndrojnë të fokusuar në gjërat e rëndësishme.
Kultura e kompanisë nuk varet vetëm nga hapësira fizike e punës. Është veçanërisht e rëndësishme për ekipet virtuale që të gjejnë një mënyrë për të rrënjosur atë kulturë në tjera mënyra, si përmes bisedave nga video dhe bashkëpunimi online.
Punëdhënësit duhet të krijojnë mundësi për punonjësit që të njohin njëri tjetrin kur janë në largësi, për shkak se nuk do të kenë përfitimet e bashkëveprimeve ditore sy më sy.
Pavarësisht nga ajo përpjekje shtesë, shumë ndërmarrës thonë se punonjësit e largët janë të vlefshëm, për shkak se sjellin fleksibilitet më të madh, talentë më të lirë dhe pikëpamje të ndryshme./Mesazhi/