Pranvera ka ardhur dhe bashkë me të edhe frutat dhe perimet që e shoqërojnë.
Tregjet po mbushen me produkte të reja dhe tundimi për t’u ushqyer shëndetshëm është më i fortë se kurrë.
Niseni ditën me perime
Mëngjesi është një vakt i rëndësishëm, ku duhet të përfshini perimet me anë të të cilave do të përfitoni një sërë vlerash ushqimore dhe shëndetësore.
Doza ditore e duhur e perimeve është 2 deri në 3 filxhanë çaji në ditë.
Gatuaj një herë, ushqehu shëndetshëm gjithë javën
Shpenzoni disa orë të dielave ose ndonjë ditë pushimi për të larë, qëruar dhe prerë perimet.
Gatuani bishtajoret e preferuara, drithërat dhe supën që ju pëlqen më shumë, piqni filetot e pulës ose zieni disa vezë.
Ruajini në frigorifer dhe i keni gati për të ngrënë një drekë të shëndetshme kur të ktheheni nga puna.
Perimet e pjekura
Pjekja e perimeve nxjerr në pah ëmbëlsinë e fshehur të tyre, por edhe u jep një nuancë tymosjeje që është shumë e preferuar.
Piqini perimet dhe përdorini gjatë gjithë javës, në sallata, makarona ose panine.
Pastrim pranveror i kuzhinës
Riorganizoni përmbajtjen e frigoriferit tuaj, në mënyrë të atillë që ushqimet e shëndetshme të jenë në rrezen e shikimit. Ndërkohë që ushqimet e tjera që përdoren më rrallë të jenë të sistemuara pas tyre.
Në këtë mënyrë, ushqimet e shëndetshme janë gjëja e parë që do të shikoni kur të keni uri.
Zgjidhni me kujdes
Nëse keni vendosur të hani jashtë, vendosni paraprakisht mbi ushqimet që do të porosisni, duke nisur nga buka, vera apo ëmbëlsira.
Nëse do të porosisni të gjitha, me siguri nuk do të reshtni së ngrëni dhe duke konsumuar kalori të panevojshme.