Si të sillemi me Kur’anin? – Fragment

Shejkh Muhamed el-Gazali (Allahu e mëshiroftë)

“Sjellja jonë me Kur’anin ka qenë në nivele të ulëta… më mirë do të kishte qenë, që në vend që të mësohet abdesi, për shembull, për tre muaj, të mësohej: Përse u shkatërrua Adi? Përse u shkatërrua Themudi? A ngjan shoqëria sot me shoqërinë e Adit dhe Themudit apo jo?

Cili qe fesadi që ndodhi te Beni Israilët? Si u shndërrua e vërteta në formalitet? Si u shndërrua feja në përkatësi kohore në vend që të jetë përkatësi hyjnore dhe pastërti shpirtërore?

Të tëra këto kanë qenë të mundshme përmes studimit të tregimeve kur’anore, por ne i kemi neglizhuar dhe lënë komplet pas dore; u larguam prej tij siç edhe u larguam prej studimit të ajeteve të vëzhgimit në univers.

Kështu mendjet e humbën zgjuarsinë dhe gjëja e fundit, e cila vihej re, ishte të vëzhguarit e universit!”

___________________

Shejkh Muhamed El-Gazali, nga libri: Kejfe neteamelu meal-Kur’an? (Si të sillemi me Kur’anin?)

Hoxhe Lavdrim Hamja