Sa shpesh ju ka ndodhur të ndjeheni të stërlodhur dhe me mungesë energjie për të filluar ditën apo punët tuaja të përditshme.
Sa shpesh ju ka ndodhur të ndjeni që ju mungon energjia?
Arsyet mund të jenë të shumta:
Mungesë gjumi ose gjum jo komod, lodhje psiqike ose edhe ushqim jo i shëndetshëm, stres në punë ose familje si dhe ndodhi tjera që ndikojnë direkt në rënjen e energjisë dhe vullnetit tuaj.
Shumica e njerëzve mendojnë se duke marrë një çokolatë apo diç të ëmbël do të marrin energjin e nevojshme dhe do fitojnë forcën e mjaftueshme për të vazhduar ditën. Kjo është e vërtetë që ndodhë por zgjatë vetëm disa minuta. Sheqeri i rafinuar ka aftësi të shtojë energjinë tonë për disa minuta ,rreth 15 deri 20 min. Pas kësaj kohe rikthehemi në gjendjen e njejtë por me dëshirën që të marrim përseri edhe një kockë nga çokolata jonë dhe kështu ngadalë bëhemi të varur nga embëlsirat në njërën anë dhe në anën tjetër shkojmë duke shtuar kilogramët. Pra, dëmet janë të theksuara që me kalimin e muajve dhe viteve bëhen shkak për sëmundje të ndryshme.
Të shtojmë energjinë në rrugën e duhur!
Keni nevojë për energji shtesë, keni nevojë për forcë në trupin e mendjen tuaj. Të shtojmë energjinë në mënyrë të shëndetshme dhe të marrim ate që ringjallë organizmin tonë.
Ju këshillojmë smoothin në vazhdim.
Smoothi për shtimin e energjisë:
300 ml jogurt
2 pjeshkë
1 banane
1 mollë
1 lugë çaji mjaltë
1 lugë gjelle fara chia
5 gjethe të freskëta spinaqi
2 arra të copëtuara
Përgatitja:
1. Pastroni të gjithë përbërësit, qërojini dhe preni në copa të vogla.
2. Më pas, vendosni në blender (mikser elektrik) jogurtin.
3. I qerojmë arrat dhe i vendosim në blender.
4. E qëroni mollën, bananen dhe e prisni në copa të vogla e e hudhni në blender. E hudhni edhe pjeshkën.
5. I përziejmë për 1 deri 2 min.
6. Në minutin e fundit i shtoni edhe gjethet e freskëta të spinaqit, 1 lugë mjaltë dhe 1 lugë gjelle fara chia.
7.Vazhdoni përzierjen edhe për 30 sekonda derisa masa të jetë homogjene dhe gjithçka është gati.
Koha e përgatitjes është 5 minuta.
Përdorimi: e përshtatshme për të gjitha moshat (edhe për fëmijë + 2 vjec
Nga:
Dr.Ismail Lutolli – subspecialist Dijetolog-Nutricionist/ /Familjadheshendeti.com