Të gjithë kanë filluar t’i veshin xhemperët. Moti i ftohtë ka trokitur dhe veshjet tani janë më të trasha.
Për fat të keq, një pjesë e trikove kanë filluar të tregojnë shenjat e dëmtimit.
Pas larjeve të shumta, por edhe për shkaqe të tjera, trikot apo xhemperët, shpeshherë duken si të vjetër.
Dëmtimi ndodh zakonisht kur fibrat e shkurtra të sipërfaqes fillojnë të mblidhen duke krijuar një pamje aspak të këndshme.
Zakonisht zonat ku ka më shumë fërkim, siç janë mëngët, jaka, dhe sqetullat, janë edhe më delikatet ku copa fillon të hollohet e të mblidhet.
Po si mund t’i ruash nga dëmtimet në mënyrë që të jetojnë më gjatë? Si ta shmangësh këtë efekt që i dëmton xhemperët e vjeshtës?
Më poshtë janë disa mënyra që parandalojnë.
1. Përdor një cikël larjeje të shkurtër
Materialet më të shumta nga të cilat përbëhen xhemperët mund të prishen lehtësisht edhe nga procesi i larjes. E mira është që, për t’i ruajtur materialet, të përdoret procesi i shkurtër i larjes në rrobalarëse.
2. Përdor larjen me dorë
Kjo është një tjetër metodë e cila ndihmon në jetëgjatësinë e materialeve të leshta. Larja me dorë është zgjidhje e mirë kur është fjala për të ruajtur materialin e pulovrave.
Edhe gjatë procesit të shpëlarjes, përpiqu të mos i shtrydhësh fort në mënyrë që t’u largosh fijet.
3. Mos përdor detergjente të fortë
Edhe detergjentet shkaktojnë dëmtime të materialit. Në vend të detergjenteve të zakonshëm, zgjidh ata që janë specifikë për rroba delikate. Po ashtu, përdor zakonisht edhe zbutës në çdo larje për të minimizuar efektet e fërkimit.
4. Shmang krejtësisht tharësen
Është e vërtetë, tharësja është nxitës kryesor i dëmtimit të materialeve të xhemperëve, kështu që për të gjitha copat delikate, nëse nuk mundesh ta shmangësh plotësisht procesin e tharjes, të paktën vendose në minimumin e mundshëm.
5. Zgjidh materialet e duhura
Disa xhemperë janë të përbërë nga materiale që dëmtohen më lehtë së të tjerat. Sa herë që blen një të ri, shiko me kujdes etiketën dhe përbërjen e leshit, mëndafshit, kashmirit etj.
Sigurohu që në çdo rast të ndjekësh me kujdes edhe udhëzimet e larjes për ta ruajtur materialin sa më gjatë./Mesazhi/