Gjatë periudhës së pandemisë shumë njerëz thanë që kanë pasur vështirësi në përqëndrim
Librat e lënë në gjysmë, ngecje në biseda, paaftësia për t’u përqëndruar në punë, pastrim e gatim, janë vetëm disa ndjësi që njerëzit i kanë përjetuar kohëve të fundit.
Por, ekspertët thonë se ne mund të mësohemi të përqendrohemi dhe t’u japim vëmendjen gjërave të duhura.
Për ta rigjetur fokusin nevojiten stërvitje të vazhdueshme të trurit, porsi një muskul si dhe breshëri të shkurtra ushtrimesh ditore, shkruan The Guardian.
Dr.Amishi Jha një profesoreshë i neuroshkencës tha se një trajnim katër javor mund të ndihmojë shumë në këtë proces.
“Një program trajnimi katër javor i bazuar tregon se si ushtrime të thjeshta të ndërgjegjes kryhen nga njerëz me punë dhe me kërkesa të larta, si p.sh. ushtarët, atletët elitë dhe mjekët e urgjencës, përmirësojnë shumë aspekte të shëndetit kognitiv dhe emocional, duke përfshirë forcimin e vëmendjes sonë”, u shpreh ajo.
Një proces i tillë ndikon që të shpërqëndroheni nga gjërat negative siç është ankthi dhe të përqëndroheni në gjërat që iu ndihmojnë të riktheni fokusin tuaj.