Ballina Jeta Familje Si të qetësoni një fëmijë të llastuar dhe të tërbuar: Ja 5...

Si të qetësoni një fëmijë të llastuar dhe të tërbuar: Ja 5 këshilla nga pediatri!

Fëmija që bërtet në dyshemenë e shitores apo refuzon të ngritet nga dyshemeja e autobusit … shumica e prindërve e kanë përjetuar këtë tmerr.

Edhe ata që kanë menduar se bëhet fjalë për fëmijë të llastuar së shpejti e kanë kuptuar realitetin pasiqë janë përballur vetë me të.

Shpërthimet nga tërbimi tek të vegjlit janë të shpeshta, madje janë pjesë e rëndësishme e shëndetit emocional dhe psiqik.

Fëmijët e vegjël nuk dinë si të kontrollojnë ndjenjat andaj edhe shpesh dalin nga kontrolli./Femra.net/

Reagimet instinktive të prindërve janë ndërprerja e shpërthimit nga tërbimi mirëpo ekspertët mendojnë se duhet bërë të kundërtën.

Është më mirë që fëmija të çlirojë tensionin nga ndjenjat negative sesa t`i mbajnë brenda tyre, pasiqë ashtu do të çlirohen nga stresi dhe emocionet negative që të mund të vazhdojnë me aktivitetet e tyre normale.

Madje, çlirimi nga stresi nëpërmjet vajit është tërësisht në rregull pasiqë lotët e njeriut përmbajnë kortizol, hormoni i stresit dhe pas çlirimit të nervozës ndjehet edhe më mirë.

Dobia tjetër e tërbimit është gjumi më i mirë pasiqë shkencëtarët pohojnë se fëmija do të bëjë gjumë më të mirë nëse çlirohet nga energjia negative.

Fëmija tërbohet kur dëgjon “jo”? Duhet që t`i mësoni se ku janë kufijtë e sjelljes së hijshme dhe të pahijshme, sigurisht që fëmija me vaj do të tentojë të fitojë atë që dëshiron por ju duhet të ngeleni në pozitën e prindit dhe mos të dorëzoheni.

Me kohë, me ndihmën e prindërve, fëmija do të mësojë se si të kontrollojë ndjenjat. Nëse kjo nuk ndodh atëherë prindi me përqafime dhe fjalë të mirë duhet ta qetësojë fëmijën, ashtu do të ndjehet sigurtë dhe do të mund të shprehë ndjenjat.

Këshillat e arta:

  1. Mos u bërtitni fëmijëve – nuk ka efekt
  2. Mos i përqeshni – ua nënvlerësoni ndjenjat
  3. Mos i imitoni dhe mos u tallni – të njejtën do ua bëjnë fëmijëve të tjerë
  4. Mos i dënoni – mund të shuajë ndjenjat në të ardhmen
  5. Mos u ofroni shpërblime për dëgjueshmëri – ashtu do të mësohen të manipulojnë me të tjerët./Mesazhi/
Exit mobile version