Nëse jeni në dietë apo thjesht në kërkim të recetave të shëndetshme, të cilat nuk do t’ju ngarkojnë me karbohidrate ky është artikulli i duhur!
E pra, receta e supës së sotme është e thjeshtë dhe përgatitet me gjethet e spinaqit. Super e gjelbër, super e shijshme, e lehtë për t’u gatuar!
Përbërësit:
2 lugë gjelle gjalpë pa kripë,
1 qepë të grirë,
1 lugë gjelle pluhur xhinxheri,
1 thelpi hudhër,
1 lugë gjelle arrëmyshk,
1000 ml lëng perimesh,
500 gram spinaq,
30 ml krem i trashë kuzhine.
Përgatitja:
Hidhni gjalpin në një tigan të madh që të nxehet dhe më pas qepën e grirë. I skuqni në nxehtësi mesatare për rreth 5-8 minuta.
Shtoni xhinxherin dhe hudhrën. I skuqni në tigan për rreth 3-4 minuta.
Më pas lëngun e perimeve e lini të vlojë për 10 minuta, në një enë të veçantë.
Shtoni spinaqin dhe e lini atë derisa të zbutet.
Hidhni lëngun e perimeve dhe spinaqit në tigan, duke u siguruar që nuk është shumë i nxehtë dhe përpunojeni atë me një blender derisa të kthehet në një masë kremoze.
Shtoni arrëmyshkun dhe kremin e kuzhinës. Ju bëftë mirë!/tesheshi.com/