Ju tashmë keni ndëgjuar për musakën e shijshme dhe llojet e tyre. Ne po ju paraqesim musakën me makarona e cila me shijen e sajë do të ju mahnis. Të shohim pregatitjen…
Nevojitet:
- 250 gram makarona,
- 500 gram mish viçi të bluar
- 80 gram djath feta,
- 3 bardhë të vezës,
- 2-3 lugë vaj ulliri, apo 0.5 ml vaj ulliri,
- qepë,
- karrota,
- 1 lugë fletë majdanozi,
- 2.5 ml lëng domatesh,
- kripë,
- piper,
- rigon
Për salcë béchamel nevojitet:
- 1 dl vaj,
- 4 lugë miell,
- 7 dl qumësht,
- kripë
- arrë myshku,
- 3 kuq të vezës,
- 80 gram djath i bardhë (kashkavall)
Përgatitja
Makaronat e ziera dhe të kulluara përzihen me djath feta të shtypur, të bardhë të vezës të cilën e kemi tundur më parë dhe vajin e ullirit.
Në një tengjere e ngrohim vajin e ullirit dhe e skuqim qepën e copëtuar imët. Shtojmë mishin e bluar, karrotën e copëtuar dhe fletët e majdanozit të copëtuar imët, lëngun e domateve dhe erëzat.
Fërgojmë dhe e derdhim në mënyrë të barabartë përmbi makarona dhe djath. Në një tjetër tengjere në vaj të nxehtë fërgohet mielli dhe e shtojmë qumështin dhe në temperaturë të ulët e ziejmë 10 minuta duke e përzier vazhdueshëm.
Pastaj e largoni tengjerën nga shporeti dhe në salcë e fusim të kuqët të vezës të tundura. Salcën e përgatitur bechamel ia derdhim përmbi mishit të grirë, e spërkatim me djath (kashkavall) dhe e fusim në furrë në temperaturë prej 220 shkallë dhe e pjekim për 25 minuta./Mesazhi/