Si të përgatisni vetë salcën për pica

Picat janë një nga ato ushqime që preferohen së tepërmi nga çdo moshë.

Kur përgatiten në shtëpi, mundësia e përzgjedhjes së përbërësve, e kthen këtë ushqim në një zgjedhje të shëndetshme. E njejta gjë vlen edhe për salcën. Përse t’a blini kur mund ta përgatisni fare lehtë në vetëm pak minuta dhe t’i jepni asaj shijen që ju vetë preferoni?

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me recetën e thjeshtë të përgatitjes së salcës së picës.
Përbërësit

1 lgj vaj ulliri
3 thelpinj hudhra, të shtypura
1/2 lç spec i kuq
1 kanaçe me domate të shtypyra
1 lgj rigon
1 lgj borzilok
3/4 lugë kripë
1 lç shurup panje

Përgatitja

Nxehni në një enë vajin e ullirit dhe shtoni hudhrën. Skuqeni derisa vaji të marrë aromë, rreth 1 minutë. Shtoni specin e kuq dhe përziejeni edhe për disa sekonda.
Hidhni domatet, rigonin, borzilokun, kripën dhe shurupin e panjën dhe lërini të ziejnë në zjarr mesatar. Kur të ziejë, lëreni edhe për 10-15 minuta.

Pas gatimit, shijojeni dhe shtoni erëza sipas dëshirës. Mund të hidhni më shumë shurup panje për më tepër ëmbëlsi, apo spec të kuq ose rigon apo borzilok për më shumë shije dhe aromë.
Shërbejeni në picën tuaj të preferuar.