Si të përgatisni mollë sheqeri në shtëpi?

Nuk ka ushqim që e rikthen fëmijërinë si mollët e karamelizuara.

Përbërësit

8 mollë

130 gr gjalpë

250 gr sheqer kaf

130 ml mjaltë

400 ml qumësht i kondesuar

1 lugë çaji ekstrakt vanilje

8 shkopinj druri

Përgatitja

Siç thamë si fillim zgjidhni mollët, nëse keni mundësi t’i mblidhni të freskëta nga pema, shija do të jetë akoma më e mirë.

Më pas në një tigan të thellë ose tenxhere, shtoni gjalpin, sheqerin kaf, mjaltin dhe qumështin e kondesuar.

Ndizni zjarrin mbi nxehtësinë mesatare dhe përzieni herë pas here të gjithë përbërësit në mënyrë që të bashkohen e të fillojnë të ziejnë.

Kjo do të zgjasë 30-40 minuta deriaa masa të fillojë të trashet e më pas mund ta hiqni nga zjarri.

Në fund shtoni ekstraktik e vaniljes dhe përzieni sërish.

Më pas merrni shkoplinjtë e hollë të drurit dhe vendosini në mes të çdo molle.

Pasi t’i keni siguruar mirë, zhytini tek masa e karamelizuar që përgatitët në mënyrë që të lyhen plotësisht.

Shtroni një letër pjekje diku dhe vendosini mollët tuaja mbi të në mënyrë që të mos bëni pis përreth.

Sipas dëshirës mund t’i spërkasni me copëza çokollate, karamelesh apo biskotash të therrmuara.

Lërini për disa momente të ftohen e të mpiksen më pas mund t’i konsumoni.

Është mirë t’i konsumoni brenda ditës të mënyrë që të mos prishen.