Si të përgatisni gështenja në mikrovalë

Gështenjat janë ndër më të mirat e sezonit. Të pjekura apo të ziera, aroma e tyre është e parezistueshme, veçanërisht në këto ditë të ftohta.

Një grusht gështenjash në ditë sjell shumë vlera për shëndetin.

Ato janë ta pasura me vitaminë C, kalcium, fosfor dhe kanë më pak yndyrë në krahasim me arrorët e tjerë me lëvore të fortë.

Konsumimi i tyre është fantastik sidomos për personat që ndihen të lodhur sepse i japin enregji trupit.

Këshillohet që të konsumohen nga ata që dëshirojnë të forcojnë muskulaturën, nga personat anemik si edhe nga sportistët.

Gështenja e pjekur ka vlerë më të madhe energjike, sasi më të madhe të proteinave, yndyrave, vitaminave E dhe dy herë më shumë sasi të karbohidrateve.

Nëse dëshironi të përgatisni gështenjat në pak kohë, AgroWeb.org ju njeh me një mënyrë shumë të thjeshtë dhe të shpejtë të përgatitjes së tyre. Ndiqni më poshtë hapat e përgatitjes së tyre.

Përbërësit

  • 320 gr gështenja

Përgatitja

Për të përgatitur recetën e gështenjave në mikrovalë, fillimisht zgjidhni gështenja që jantë forta dhe nuk janë të dëmtuara.

Lajini me ujë të bollshëm dhe me ndihmën e një thike krijoni në lëkurën e tyre çarje gjatësore.

Më pas vendosini në një enë dhe mbulojini me ujë.

Lërini të pushojnë për rreth dhjetë minuta.

Pas kësaj kohe kullojini dhe kalojini në një enë pjekjeje të përshtatshme për mikrovalë.

Gatuajini gështenjat në mikrovalë në 1000 W ose në nxehtësi maksimale për 5 minuta.

Pasi të jenë gati, lërini të pushojnë për rreth dhjetë minuta dhe më pas mund t’i qëroni.

Vendosni gështenjat në një tas të vogël dhe shijojini së bashku me të dashurit tuaj!

Këshilla

AgroWeb.org ju rekomandon që t’i konsumoni gështenjat sa janë ende të nxehta.

Gjatë gatimit mund të shtoni një degë rozmarine për t’i bërë ato edhe më të shijshme dhe për t’i dhënë më shumë aromë!/