Skuqja e peshkut është një nga bazat e gatimit, njësoj si zierja e vezës apo gatimi i pilafit.
Peshku i skuqur në tigan është një alternativë shumë e shpejtë për të përgatitur një darkë të lehtë në vetëm 10 minuta.
Por përpara se të lexoni një recetë të thjeshtë të skuqjes së peshkut, është e rëndësishme të mësojmë metodën më të lehtë për të pasur një skuqje sa më të thjeshtë dhe jo problematike.
Për skuqje, është e rëndësishme që peshku të ketë në tigan hapësirën që i nevojitet.
Pra, tigani nuk duhet të mbushet shumë ndaj peshku duhet të skuqet një e nga një.
Në lidhje me tiganin, ekspertët këshillojnë përdorimin e një tigani që nuk ngjit sepse peshku ka tendencën të shpërbëhet gjatë skuqjes.
Peshqit Më Të Mirë e Të Përshtatshëm Për Skuqje
Ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë që nëse planifikoni të keni peshk të skuqur për drekë apo për darkë të zgjidhni të duhurin sepse jo çdo peshk është i përshtatshëm për këtë mënyrë gatimi.
Peshqit më të mirë për skuqje janë:
Merluci,
Trofta
Barbuni
Sardelja
Frutat e detit
Fileto Peshku e Fërguar Në Tigan
Përberësit:
250 gramë fileto peshku për person
Kripë
Piper
2 lugë gjelle gjalpë ose vaj ulliri
Erëza dhe limon
Pas shpëlarjes me ujë të rrjedhshëm, thajeni fileton mirë nga të dyja anët
Përgatitja:
Spërkateni me kripë dhe piper.
Vendosni tiganin në zjarr dhe hidhni yndyrën e përzgjedhur.
Kur ajo të jetë e nxehur mjaftueshëm vendosni fileton dhe skuqeni për dy-tre minuta në secilën anë deri sa të marrë një ngjyrë të artë e lëkura të bëhet krokante.
Servireni peshkun menjëherë dhe shtoni erëzat tuaja të preferencës bashkë me limonin.
Peshkun mund ta servirni duke e shoqëruar me sallatë.