Ballina Kuzhinë Si të përgatisni dhe të ruani salcën e domateve të përgatitur në...

Si të përgatisni dhe të ruani salcën e domateve të përgatitur në shtëpi

Salca e domates është baza e shumë recetave të gatimit të amvisave shqiptare.

Në shumicën e rasteve, amvisat e blejnë të gatshme në paketime të ndryshme, qelqi, plastike e metali.

Megjithatë, ka amvisa të cilat e ndjekin me devotshmëri traditën e përgatitjes së salcës së domates në shtëpi dhe ruajtjen e saj për përdorim të vazhdueshëm gjatë gjithë vitit.

Për përgatitjen e një salce të tillë të nevojitet pak kohë, por salca e bërë vetë do t’u japë një shije më të thellë dhe të këndshme gatimeve tuaja.

Si të Zgjidhni Domatet e Duhura

Përgatitja e salcës së domates duhet të nisë me përzgjedhjen e saj.

Nëse ju përdorni domaten zemërkau, do të mund të merrni pak salcë.

Nëse zgjidhni domate të tjera, më të kuqe dhe më me shumë tul e lëng do të përfitoni më shumë salcë.

Për shembull, me 7 kg e gjysmë domate do të përfitoni rreth 9 kavanozë të vegjël me salcë.

Si të Përgatisni Salcën e Domates së Zier në Shtëpi

RSalca e domates e bërë në shtëpi funksionon më së miri për të gjitha gatimet tradicionale, supa, pikante apo të pjekura.

Megjithatë pjekja i jep domates një shije dhe aromë më intensive sidomos nëse kombinohet me një omletë me spinaq ose me gjizë në një panine të shijshme.

Recetat për salcën e domates janë të larmishme.

Por në këtë artikull do të mësoni recetën më të thjeshtë që ekziston, që ka të bëjë vetëm me zierjen e domates.

Në fillim duhet të lani domatet një e nga një me ujë të bollshëm.

Thajini dhe qërojini lëkurat e tyre.

Më pas domatet copëtojini me thikë dhe ndajini mënjanë.

Hiqni sa më shumë fara dhe lëng.

Ndizeni furrën në 100°C.

Lajini kavanozët që do të përdorni dhe futini në furrë të thahen dhe sterilizohen për 30 minuta.

Në të njëjtën kohë, nisni përgatitjen e salcës.

Vendoseni tenxheren në zjarr dhe hidhni copat e domateve.

Shtoni dy lugë gjelle kripë dhe lërini të ziejnë deri sa pjesa dërrmuese e lëngut të ketë avulluar.

Përziejini herë pas here që domatja të mos ngjitet në tenxhere.

Menjëherë sapo të ketë avulluar lëngu, domatet e ziera hidhini në kavanozë.

Mbylleni kapakun menjëherë dhe kavanozët futini në një vend të freskët e të errët, ose edhe në frigorifer.

Exit mobile version