Bobollaqet, të quajtura shpeshherë edhe bobodhaqe, janë qofte të rreme se kanë formën e qofteve, por nuk janë të tilla.
Sipas traditës gjirokastrite, bobollaqet konsumoheshin për gëzimet familjare dhe kryesisht në mbarim të dasmës për të shuar etjen e pijes së dasmorëve, por ju mund t’i gatuani në çdo kohë.
Përbërësit: 2 vezë, miell, kripë, dhjozëm e thatë (nenexhik), kos dhe vaj ulliri.
Përgatitja: Fillimisht rahim vezët me pirun dhe shtojmë pak kripë e dhjozëm. Më pas shtojmë miellin pjesë-pjesë aq sa shihni që formohet një brumë si i byrekut. Vendosim në zjarr mesatar tiganin dhe shtojmë vajin. Pasi është nxehur mirë, skuqim topthat e vegjël të formuar nga brumi. Topthat bëjini sa një arrë pasi ato kur skuqen fryhen dhe marrin ngjyrë të artë. Nëse i doni të zbutur në kos i vendosni të nxehta, nëse i doni kërce prisni sa të ftohen pak. Bobodhaqet pasi janë skuqur i vendosim në kos duke shtuar sipër vaj ulliri. Nëse dëshironi tek brumi mund të shtoni edhe djathë të bardhë. JU BËFTË MIRË!
Kjo recetë u përgatit nga Maison de goût