Si të përgatisim trileçe në shtëpi?

Trileçja ka pikërisht këtë emër sepse përbëhet nga tri lloje qumështi: qumësht i kondensuar, qumësht i avulluar dhe krem i trashë.

Përbërësit:

Për brumin:
6 vezë;
300 g sheqer;
1 pako vanilje;
300 g miell;
1 pako sodë;
300 g krem karamel.
Mbështjellja e qumështit:
1 litër qumësht (3.5% yndyrë);
750 ml krem;
250 ml qumësht kafeje (10% yndyrë).

Përgatitja:

Rrihni të bardhat e vezëve me sheqer derisa të formojnë krem, shtoni të verdhat e vezëve një nga një dhe vazhdoni t’i përzieni për t’i njëtrajtësuar, transmeton Klan Kosova.
Shtoni miellin së bashku me sodën dhe vazhdoni përzierjen.
Derdheni përzierjen në një tavë të pluhrosur me miell dhe gjalpë.
Vendoseni të piqet në furrën e parangrohur në 200 gradë Celsius për 10 minuta, pastaj ulni temperaturën në 180 gradë Celsius dhe piqeni për 20 minuta.
Lëreni të ftohet (por jo shumë, duhet të jetë e vakët). Ndërkohë përzieni të gjitha llojet e qumështit.
Hiqeni tortën nga tepsia dhe hidhni aty gjysmën e qumështit. Pastaj vendosni tortën në tepsi sërish dhe derdhni mbi të qumështin e mbetur.
Lëreni të thithë qumështin rreth 2 orë. Pastaj priteni në katrorë, mbulojeni dhe vendoseni në frigorifer për disa orë që të ftohet mirë.
Nëse dëshironi të përgatisni karamel të bërë në shtëpi, ja receta:

Përbërësit:

200 g sheqer;
2 lugë ujë;
200 ml krem qumështi;
20 g gjalpë;
pak kripë.
Përgatitja:

Ngrohni sheqerin dhe ujin në një nxehtësi mesatare derisa sheqeri të shkrihet plotësisht dhe të karamelizohet. Është shumë e rëndësishme të mos shtoni përbërësit e tjerë derisa sheqeri të bëhet i kuqërremtë dhe pa gunga.
Hiqeni nga nxehtësia dhe shtoni gjalpë. Përziejeni, kthejeni në nxehtësi dhe shtoni kremin e ngrohur më parë dhe një majë kripe. Përziejini mirë dhe lëreni të ziejë në nxehtësi mesatare për rreth 5 minuta.
Dendësia dhe ngjyra e karamelit do të varen nga kohëzgjatja e gatimit dhe temperatura e gatimit. Nëse e gatuani më gjatë, do të merrni karamel më të trashë dhe më të errët.