Sot sjellim për ju mënyrën më të shpejtë dhe efektive të pastrimit dhe dezinfektimit të kokës së dushit. Ju nevojiten:
uthull e bardhë rrushi
një qese
një llastik flokësh
dhe furçë ose sfungjer i trashë.
Shtoni uthullën e bardhë në qesen plastike dhe fusni kokën e dushit brenda.
Lidheni me llastikun e flokëve që të rrijë e fiksuar dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.
Hiqni qesen dhe derdhni uthullën që gjendet brenda saj.
Fërkoni kokën e dushit me sfungjer ose furçë dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë./Mesazhi/