Ballina Jeta Mamia Si të pastroni çantat prej lëkure?

Si të pastroni çantat prej lëkure?

Çanta e lëkurës është një investim i shtrenjtë dhe si i tillë ka nevojë për përkujdesje të veçantë.

Çanta e lëkurës duhet të mirëmbahet me një qese kur nuk përdoret si dhe të parandaloni njollat, yndyrën. Pastrimi i rregullt i saj do të bëjë që çanta juaj të duket si e re për vite të tëra.

Ndiqni këto këshilla praktike:

Fshini çantën njëherë në javë me ujë të ngrohtë dhe sapun. Lyeni leckën tuaj me këtë përzierje dhe fërkojeni çantën butësisht.

Asnjëherë mos përdorni uthull apo pastrues të tjerë që gjenden në shtëpi për të larguar njollat. Shumë prej këtyre produkteve përmbajnë kimikate dhe mund të shkaktojnë dëme në lëkurën e çantës.

Asnjëherë mos e kapni çantën tuaj pasi i keni lyer duart me krem. Kjo do të bëjë që njollat e yndyrës të ngelen aty.

Mos i fusni çantat me lëkurë të hapur në qese me ngjyrë të errët pasi do të ngjyrosin lëkurën dhe kjo është një nga njollat më të vështira për t’u hequr.

Nëse çanta mban erë të keqe futni një qese me sodë buke brenda saj dhe lëreni për tërë natën. Soda do të përthithë të gjithë erën e keqe./Mesazhi/

Exit mobile version