Ngrirja është një mënyrë e shkëlqyer për ruajtjen e frutave të preferuar të verës, siç është kumbulla.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për disa mënyra interesante për ruajtjen afatgjatë të kumbullave.
Ngrirja Bazë E Kumbullave
Zgjidhni kumbulla të pjekura mirë, me formë të plotë dhe lëkurë pa njolla.
Tuli i tyre duhet të jetë i butë dhe i lëngshëm por jo i qullët apo i ngurtë.
Lajini mirë me ujë të bollshëm dhe me një thikë të vogël e të mprehtë ndajini në dysh.
Bërthamat hidhini në plehra dhe frutat prijini në copa gjatoshe jo shumë të mëdha.
AgroWeb.org ju udhëzon që copat e kumbullave t’i vendosini në një tabaka mbi të cilën keni vendosur një letër pjekjeje.
Sigurohuni që ato të kenë hapësirë nga njëra tjetra dhe më pas mbështillini me letër kuzhine.
Tabakanë futeni në ngrirje dhe prisni deri sa të ngrijnë e të mos ngjisin.
Ky proces zgjat një orë.
Më pas, merrini copat e kumbullave dhe futini nëpër qese plastike duke nxjerrë sa më shumë ajër prej tyre.
Qeset futini sërish në ngrirje.
Këto fruta mund të konsumohen për 6 muaj.
Ngrirja E Kumbullave Me Sherbet.
Vendosni një tenxhere në zjarr dhe lëreni ujin të ziejë.
Lajini kumbullat mirë dhe në secilën prej tyre formoni me majën e thikës shkronjnën X.
AgroWeb.org ju udhëzon t’i hidhini kumbullat në tenxhere dhe mbajini për 30 sekonda.
Më pas transferojini në një enë të madhe me ujë të ftohtë ku duhet t’i mbani për 30 sekonda të tjera.
Qërojini kumbullat duke nisur nga lëkura e plasaritur prej çarjes me thikë.
Kështu do të jetë më e lehtë.
Më pas, prijini kumbullat në gjysma dhe hiqini bërthamat.
Në një tenxhere hidhni 3 gota ujë dhe 1 gotë me sheqer.
Përziejeni lëngun deri sa të shkrihet sheqeri dhe të formohet shërbeti.
Ky është sherbet jo shumë i ëmbël, por sipas preferencës ju mund të shtoni dozën e sheqerit.
Vendosini kumbullat në qese plastike hermetike dhe mbushini ato pjesërisht me shërbet dhe ruajini sërish në ngrirje.
Ngrirja E Kumbullave Me Gjithë Bërthamë
Kumbullat mund të futen në qese plastike hermetike, të plota, të lara dhe me gjithë bërthamë./