Si të ngrini avokadot për t’i pasur për më gjatë në kuzhinën tuaj

Avokado është një burim i shkëlqyer vitaminash dhe ushqyesish. Popullariteti në rritje dhe përdorimi i gjerë në vendet me klimë të ngrohtë e kanë transformuar avokadon në një produkt që nuk duhet të mungojë në kuzhinën tuaj.

Edhe pse më e mira është t’i shijoni avokadot e freskëta, ju mund t’i ruani për më vonë dhe të bëni një tost të lehtë ose ta përfshini në sallatë. Plus, kjo mund të jetë një mënyrë e mirë për të kursyer para!

Përbërësit

1-2 avokado në varësi të sasisë që dëshironi të ruani
1 limon jeshil

Ruajtja

Ky proces është i lehtë, dhe ju nevojiten vetëm përbërësit dhe një enë e përshtatshme për ruajtje.

Filloni duke qëruar avokadot dhe më pas pritini në gjysëm duke hequr edhe bërthamën.

Shtypini me një pirun për fromuar një masë kremoze.

Shtoni pak lëng limoni, në varësi të shijes tuaj, dhe përpunojeni masën mirë derisa të mos ketë mbetur ndonjë copëz e madhe avokadoje.

AgroWeb.org sugjeron që këtë masë ta ruani në një qese hermetike, duke u munduar të hiqni prej saj sa më shumë ajër të jetë e mundur.

Në të kundërt, avokadot do të marrin ngjyrë kafe.

Nëse e keni hequr të gjithë ajrin nga qesja, avokadot do të mund të durojnë deri në 3 muaj.

Ju gjithashtu mund të ngrini avokado të plota, të prera në feta ose në kubikë.

Kur të vijë momenti për t’i shkrirë, AgroWeb.org rekomandon që t’i shkrini në frigorifer për disa orë ose deri në një natë.