Si të dobësoheni? Është një pyetje që mund t’ja bëni shpesh vetes, madje edhe të merrni masa për ta arritur këtë. Këtu flasim për dietat strikte, ushtrimet, medikamentet apo mënyra të tjera që stimulojnë të ngrënin e pakët dhe rënien nga pesha.
E megjithatë të gjithë këto mënyra mund të ndodhë që të mos funksionojnë. Sipas të dhënave thuhet se ajo që ju duhet është të ndryshoni raportin tuaj me ushqimin.
Ku duhet të filloni?
Si fillim duhet të kërkoni rezultate reale të cilat mund t’i arrini fizikisht dhe mendërisht. Qëllimi juaj nuk duhet të jetë ai i dobësimit të menjëhershëm, por i një jetese më të shendetshme se ajo që keni patur deri tani. Së dyti nuk duhet të vuani nga uria dhe të detyroni veten të rrini për kohë të gjata pa ngrënë. Ushiqmi është një proces shumë i kënaqshëm për organizmin, ju ndihmon të qetësoheni, të merrni energji dhe të jeni më të shëndetshëm.
Si të ushqeheni?
Zgjidhni ushqime të cilat janë të pasura me fibra, ujë dhe me pak yndyrna. Eleminimi i brumit, sheqerit dhe yndyrnave të tepërta është pika e parë ku duhet të filloni. Masni kaloritë për ushqimet që konsumoni, ato me më pak kalori zakonisht kanë më shumë vlera ushqyese dhe janë më të shëndetshme për trupin.
Ekspertët se fundëmi po e ndajnë ndjenjën e urisë dhe ngopjes në 5 faza.
1. Shikojeni ushqimin para se ta konsumoni në mënyrë që fillimisht të kënaqni syrin
2. Më pas nuhasni të gjithë aromat e mrekullueshme me pjatës që do të konsumoni
3. Provojeni ushqimin dhe shijoni mirë recetën. Gjuha ka mbi 10.000 shqisa shijimi të cilat vihen të gjithë në punë nëse e konsumoni ushqimin tuaj ngadalë.
4. Kalojeni ushqimin në stomak pasi e keni shijuar dhe mundohuni të ngopeni ngadalë. Në këtë mënyrë do të kuptoni nëse ajo që ndjeni është vërtetë uri apo ndonjë ndjenë ankth e emocionë të tjera të ngjashme.
5. Kujdesuni që ta dëgjoni organizmin dhe të ushqheni në mënyrën e duhur. Pra nëse papritur doni të konsumoni një ushqim të caktuar, shpesh kjo dëshirë vjen sepse trupit i mungon një ushqyes i caktuar.
E gjitha kjo është një mënyrë jetese ku ushqimi është më shumë se thjesht një vakt, por një process të cilin ju duhet ta shijoni në maksimum. Merrni kohën tuaj për të provuar e kuptuar të gjithë shijet e recetës që keni përpara, konsumojeni ngadalë dhe do të humbisni shpejt në peshë.