Ballina Jeta Familje Si te merrni masa per nje udhetim te sigurt me femijet tuaj?

Si te merrni masa per nje udhetim te sigurt me femijet tuaj?

Humbja e jetes se femijeve te vegjel tregon se njerezit nuk jane mesuar akoma me rregullat dhe standartet e sigurise se femijeve te vegjel.

Gjate sezonit te veres shtohen dhe rastet e aksidenteve ku humbasin jeten edhe femijet. Prinderit te cilet fillojne udhetimin bashke me femijet e tyre, mbajne pergjegjesi te madhe. Per te parandaluar apo minimizuar demtimin dhe plagosjen e femijeve te vegjel duhen marre disa masa sigurie. Ne makine duhet te gjendet karriga vecante per femije. Krahas kesaj para se te filloni udhetimin femija duhet te ulet ne karrigen e tij ne pjesen e prapme dhe te merren te gjitha masat e sigurise.

Tregoni kujdes ndaj karriges se femijes, te merret ne varesi te moshes e peshes se tij. Karriga per femijet e moshes 1 vjec (13 kg) duhet te montohet mbrapa ne menyre qe femija te shikoje pjesen mbrapa te makines. Deri nee moshen 4 vjec (9-18 kg) duhen perdorur karrigat e levizshme te femijeve duke u montuar ne menyre qe femija te shikoje pjesen perpara. Pas moshes 4 vjec (15-36 kg) nuk mund te perdoren me karrigat e levizshme por duhet te perdoren karrige ngritese sepse femija mund te mos jete akoma gati te perdore rripin e sigurise.

– te pakten deri ne moshen 1 vjec apo derisa femija te arrije peshen 9kg vendoseni ate ne karrigen prapa ne nje kend 45 grade dhe me shikim nga pjesa mbrapa

– karrigen e femijes duhet te vendoset ne menyren e duhur ne pershtatje me rregullat

– mos perdorni karrige te papershtatshem me makinen tuaj

– sigurohuni qe karriga te jete e sigurt dhe ne pershtatje me standartet

– sigurohuni qe femija eshte ulur ne menyren e duhur ne karrige para cdo udhetimi

– mos e nxirrni femijen nga karriga nderkohe qe makina eshte ne levizje

– sistemi i rripit me pese pika siguron mbrojtjen me te mire sepse e mbeshtjell femijen edhe nga shpatullat edhe nga beli. Rripi duhet te qendroje lirshem dhe jo te shterngoje shume femijen

– femija duhet te ndihet mire dhe rehat ne karrige. Nje femije i pakenaqur shqetesohet dhe shqeteson dhe shoferin

– montimi i karriges se femijes duhet te jete i lehte dhe te perdoret bashke me rripat e sigurise se mjetit

-karriga e  igurise per femije duhet te perdoret edhe ne rast te distancave te shkurtra (gazetastart.com)

Exit mobile version