Lythat janë rritje të lëkurës të shkaktuara nga një infeksion virale specifikisht nga virus i(virusi human papilloma).
Ato janë një lezion i lëkurës, të cilat paraqesin një formë të ndryshueshme, zakonisht kanë formë të rrumbullakët.
Por lythat mund të ndikojnë dhe në paraqitjen tone të jashtme duke shkaktuar ndrojtje (për shkak se na prishin imazhin) por nga ana tjetër dhe dhimbje apo kruarje (kur janë të lokalizuara në këmbë).
Zhvillimi i lythave ndodh më tepër kur kemi çrregullime të sistemit imunitar.
Lythat kanë forma dhe madhësi të ndryshme por zakonisht ato paraqiten si gunga të vogla, ovale në lëkurë.
Llojet e lythave janë:
– Lythat e zakonshëm. Këto mund të shfaqen në pjesë të ndryshme të trupit. Lytha të tilla lokalizohen më tepër në duar. Ato zakonisht kanë formë të rrumbullakët me ngjyrë kafe ose gri.
– Lythat e sheshtë. Këto lokalizohen më tepër në fytyrë, krahë dhe këmbë. Janë të vogla dhe të sheshta ashtu siç kanë dhe emrin. Zakonisht krijohen gjatë rruajtjes me brisk.
– Lythat e shputave. Krijohen në shputat e këmbëve dhe duken si pllaka të trasha lëkure me ngjyrë të errët. Ato shpesh here mund të jenë të dhimbshme.
– Lythat e gjenitaleve. Këto lokalizohen në zonat gjenitale dhe përreth tyre, mes kofshëve ose mund të shfaqen në vaginë ose anus.
– Lythat linguale. Shfaqen poshtë thonjve të duarve ose këmbëve. Ato kanë sipërfaqe jo të rregullt.
– Lythat filiforme(si fije). Zakonisht këto lloj lythash shfaqen rreth gojës dhe hundës.
Si ti heqim lythat në mënyra natyrale?
1. Me lëkurë limoni. Presim një copë lëkure limoni pak më të madhe se lytha ku do e vendosim. E vendosim lëkurën e limonit sipër lythës dhe me pas vendosim fashën duke e mbyllur mirë vendin ku vendoset lythi.
Çdo ditë ndërrojmë lëkurën e limonit, duke e mbajtur lythën e mbuluar sa më shumë kohë të jetë e mundur. Pas një jave lythi shkëputet plotësisht.
2. Përdorimi i borzilokut. Vendosim borzilok sipër lythave dhe e më pas e bllokojmë me fashë në mënyrë që mos përshkohet nga uji.
Përsëriteni këtë për çdo ditë për rreth një javë. Veprimi i borzilokut bën shkëputjen e lythave.
3. Me karota të prera. Pritini karotat imët dhe përziejeni me vaj ulliri duke krijuar një masë homogjene. Vendoseni masën e përgatitur mbi lytha dy herë në ditë për 30 minuta. Bëjeni këtë për dy ose tre javë rresht.
4. Me copa hudhre. Bëjeni këtë dy herë në ditë për disa javë rresht. Lythat fillojnë të shkëputën për një ose dy javë por duhet të bëhet më hudhër derisa ato të zhduken fare.
5. Konsumoni ushqime të cilat forcojnë sistemin imunitar. Hudhër, patate e ëmbël, bukë me krunde, fara luledielli dhe oriz janë shembuj të këtyre ushqimeve.
6. Përdorni lëng limoni. Shtrydhni lëng limoni mbi lytha dhe mbulojeni me qepë të freskëta. Bëjeni këtë për 30 minuta një herë në ditë rreth dy ose tre javë rresht.
7. Vendos lëng arrë kokosi. Lageni lythin me lëng arre kokosi ku kjo e fundit përmban enzima që shpërbëjnë lythat.
8. Përdorimi i lëkurës së bananes. Prisni një copë të vogël lëkurë bananeje dhe vendoseni mbi lytha, me pas fashojeni. Lëreni lëkurën e bananes mbi lythë gjithë ditën. Përsëriteni këtë veprim deri sa lythat të zhduken.
9. Përdorni ujë të ngrohte dhe kripë deti. Lagini lythat me ujë ngrohtë për 10-15 minuta. Rrëzoni qelizat e vdekura të lythave me një limë për thonjtë jo shumë të ashpër. Lageni lythën dhe më pas vendosni një sasi kripe deti mbi të.
Më pas fashojeni vendin ku keni aplikuar kripën në mënyrë që kripa të qëndrojë aty për disa ditë. Zëvendësomëni atë më një tjetër në qoftë se ju bie gjatë kohës që laheni./Mesazhi/