Higjena e varfër orale nuk është vetëm një shqetësim për ata që ju rrethojnë, por edhe për vetë shëndetin tuaj.
Përveç erës së keqe të gojës, mungesa e higjenës sjell edhe dëmtim të dhëmbëve e mishrave.
Por çfarë mund të bëni për të evituar të këto probleme? E përditshmja britanike “Mirror”, sjell disa këshilla që do t’ju ndihmojnë për të patur një higjenë më të mirë orale.
Pastroni me furçë gjuhën
Halitosis (era e keqe e gojës) shkaktohet nga anerobic sulphur, baktere që gjendet nën sipërfaqen e gjuhës. Ndaj, pastrojeni gjuhën me kujdes me anë të furçës së dhëmbëve, apo të furçave që kanë posaçërisht pastrues për gjuhën.
Bëjeni këtë veprim dy herë në ditë ose sa herë që e ndjeni se fryma juaj nuk është aq e freskët.
Konsumoni ujë
Pështyma është mënyra më natyrale për dhëmbë dhe gojë të shëndetshme.
Bakteret që gjenden në gjuhë “lulëzojnë” në habitat të thatë, ndaj është e domosdoshme që të të pini 6 deri në 8 gota ujë në ditë për të ndihmuar pështymën.
Hani shalqi
Konsumimi i frutave dhe zarzavateve që përmbajnë shumë ujë ju ndihmonë për të mbajtur një gojë të pastër dhe larg baktereve. Zgjidhni shalqi, mollë, kastraveca etj.
Hiqni dorë nga kafja
Kafeina e than gojën dhe ngadalëson prodhimin e pështymës. Nëse kafes i shtoni qumësht keni edhe më shumë disanvantazhe, pasi, ky i fundit inkurajon rritjen e baktereve dhe erën e keqe.
Nëse kafen e keni të domosdoshme, shoqërojeni atë me mollë ose xhinxher. Ose konsumoni një gotë ujë pas kafes. Nëse mundeni zëvendësojeni kafeinën e përditshme me çaj jeshil, që i lufton bakteret.
Evitoni dietat për të rënë në peshë
Dieta e këshilluara për të rënë në peshë, si ajo me pak karbohidrate ashtu dhe ajo me shumë proteina, shkaktojnë erë të keqe goje, pasi rrisin prodhimin e bakteres përgjegjëse për çlirimin e erës së keqe. E njejta gjë ndodh edhe kur rrini pa ngrënë. Të ngrënit rregullisht ndihmon në prodhimin e pështymës, e cila pastron dhëmbët dhe gjuhën nga bakteret.
Mënjanoni sheqerin
Mënjanoni konsumimi e sheqerit pasi ushqen bakteret përgjegjëse për erën e keqe. Konsumoni mente dhe çamçakëz, mundësisht pa sheqer, për frymë të pastër e të freskët.
Përdorni solucion për pastrimin e gojës
Kur blini një solucion pastrues për gojën, merrni një pa alkool pasi ato e thajnë gojën, duke rrezikuar që ta përkeqësoni erën e gojës.
Konsumoni kos
Një studim japonez doli në përfundimin se konsumimi i kosit e mbante gojën më të pastër nga bakteret ndaj mos e ndani atë.
Hiqni dorë nga duhani
Përveç erës tipike të duhanit, nikotina ka vetinë të ngjitet pas dhëmbëve dhe gjuhës, pavarësisht se ju mund ta pastroni gojën shpesh.
Mbylleni vaktin me ushqim “pastrues”
Pas çdo vakti konsumoni një pastrues natyral të tillë si molla, karrota. /Mesazhi/