Si të kuptoni që niveli i toksinave në trup është shumë i lartë – Shenjat që jep mëlçia

Meqënëse mëlçia e bënë pastrimin e trupit nga toksinat, ky është poashtu organi i parë që tregon shenja të infeksioneve.

Mëlçia është përgjegjëse për eliminimin e toksinave nga organizmi, ndaj mund ta imagjinoni mjaft mirë rëndësinë e saj për mirëqenien tonë. Mirëmbajtja e këtij organi është e domosdoshme nëse dëshironi të keni një jetë të shëndetshme e të gjatë.

Nëse mëlçia ngarkohet shumë nga toksinat në trup, ajo do të nxisë akumulimin e depozitave dhjamore në zonën abdominale.

Mëlçia zakonisht rrezikohet nga dy probleme madhore: dhjamosja si pasojë e alkoolit dhe si pasojë e niveleve të larta të kolesterolit. Në momentin kur mëlçia është tepër e ngarkuar atëherë do të vëreni simptomat e mëposhtme:

Alergji

Nëse mëlçia është e sëmurë, ajo do të reshtë së prodhuari histaminë e cila në rrethana normale është e dobishme për imunitetin. Megjithatë, kjo substancë është transmetues i disa alergjive. Për pasojë, dhimbjet e kokës, kruarjet e simptoma të tjera të alergjive do të jenë më të shpeshta.

Lodhja kronike

Toksinat janë përgjegjëse për lodhjen kronike dhe drobitjen e muskujve. Nëse këto vazhdojnë mund të nxisin depresionin dhe luhatjet e shpeshta të humorit.

Shtim në peshë

Nëse mëlçia nuk arrin të nxjerrë nga trupi toksinat e pafiltuara, ato do të akumulohen si depozita të mëdha dhjamore dhe do të përballeni me një shtim të beftë në peshë.

Djersitja

Kur mëlçia ngadalëson funksionet e saj, temperatura e brendshme e trupit do të jetë më e lartë. Kështu që do të djersini më shumë.

Era e keqe e gojës

Era e keqe e gojës, pavarësisht higjienës së ndjekur sinjalizon problemet me mëlçinë, ndaj mos e injoroni.

Aknet

Reagimet që prodhohen në trup pas problemeve me mëlçinë kanë një efekt domino. Problemet me mëlçinë shkaktojnë luhatje të vazhdueshme humori dhe rrjedhimisht nxisin praninë e akneve në fytyrë.