Acidet tek lëngjet e agrumeve shkaktojnë një gërryerje të madhe të smaltit të dhëmbit
Ushqyerja e shëndetshme shkon krah për krah me mirëqenien e stomakut.
Marrëdhënia mes ushqimit dhe stomakut ka ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm tek shëndeti i organizmit por edhe lumturia e njeriut.
Ky organ në formën e shkronjës J është një makineri e mirëfilltë hormonesh dhe është linja e parë e mbrojtjes së imunitetit.
Stomaku luan një rol kyç jo vetëm në transformimin e ushqyeve në energji dhe në përthithjen e ushqyesve por edhe në mirëqenien e të gjitha organeve të tjera, përfshirë trurin.
Të Thartat
Ushqimet e tharta dhe të hidhura stimulojnë formimin e enzimave tretëse për ushqimin.
Ekspertët, rekomandojnë që përpara një vakti të rëndë hani një sallatë me spinaq e barishte të egra të spërkatura me lëng limoni.
Gjysëm ore përpara një vakti mund të pini një gotë ujë me lëngun e një gjysmë limoni ose gjysëm luge gjelle me uthull molle.
Këto kura do të lehtësojnë dhe përshpejtojnë formimin e lëngjeve tretëse.
Pikantet
Xhenxhefili, një zhardhok pikant është kura më e mirë për tretjen.
Ai qetëson stomakun, lehtëson tretjen, eliminon fryrjen dhe të përzierat.
Xhenxhefilin mund ta konsumoni si çaj dhe ta pini bashkë me limonin për një shëndet më të mirë të stomakut.
Lëvizja
Përtacia ndikon edhe tek tretja. Ekspertët thonë se njerëzit që duan të përmirësojnë tretjen duhet të kryejnë aktivitet të rregullt fizik.
Ky i fundit do të stimulojë kontraktimin natyral të muskujve të sistemit tretës dhe do të lehtësojë eliminimin e mbetjeve ushqimore.
Hidratimi
Nëse njeriu nuk pi mjaftueshëm ujë, trupi do të vuajë nga konstipacioni.
Uji është i domosdoshëm për prodhimin e lëngjeve tretëse pa të cilat njeriu vuan nga gazrat, fryrja dhe të përzierat.
Ekspertët këshillojnë pirjen e të paktën 2 litrave ujë në ditë.