Ekspertja e biokozmetikës shpjegoi se hidratimi dhe mbrojtja ndaj diellit janë hapat më të rëndësishëm.
Një kujdes i shtuar kur jeni me pushime, duhet të tregoni ndaj fëmijës sidomos të bebeve, shrkuan Living.
Anxhela Panxhi ishte e ftuar këtë të enjte në “Abc-ja e mëngjesit” ku ndau disa këshilla për prindërit se si t’i mbrojnë fëmijët nga dielli në plazh.
Ekspertja e biokozmetikës shpjegoi se hidratimi dhe mbrojtja ndaj diellit janë hapat më të rëndësishëm.
Duhet të shmanget ekspozimi ndaj diellit pas orës 10 deri në orën 5 pasdite. Përsa i përket specifikës së kremrave, ajo tha se për bebet duhet të jenë produkte që përmbajnë elementë të pranueshëm për lëkurën e tyre.
“Për mbrojtjen ndaj diellit duhet një kombinim i disa metodave. Kapelja nuk duhet larguar nëse qëndron pas orës 10 paradite. Fëmija e ndjen shumë djersitjen dhe duhet ta lagim lëkurën e tij shumë shpesh. Duhet të zgjedhim një vend sa më pranë detit sepse është më e lehtë të dalësh me fëmijën herët në mëngjes për të marrë jodin e detit.“, tha ajo.