Kujdesuni për punonjësit tuaj, dhe lejoni që ata ta dinë këtë.
Nga 28.8 milion bizneset në Shtetet e Bashkuara, rreth 80 përqind, ose 23 milion nuk kanë punonjës. Pronarët duhet të brengosen për bizneset e tyre dhe kjo është e tëra.
Nuk ka personel të përfshirë. Mirëpo, shumë ndërmarrës, 5.8 milion të mbetur duhet të menaxhojnë njerëzit.
Në fakt, menaxhimi i njerëzve është njëra prej pesë sfidave të cituara nga pronarët e bizneseve të vogla. Më poshtë janë pesë gjëra të cilat ndërmarrësit mund t’i bëjnë që të jenë një shef ‘’më i mirë’’ dhe të menaxhojnë punonjësit e tyre.
Këto këshilla janë të bazuara në gabime të cilat i kam bërë personalisht në të kaluarën. Dhe kam bërë çdo gabim në libër.
Provoni të kuptoni se çfarë duan punonjësit tuaj në jetë. Ju duhet të keni një kuriozitet të sinqertë për njerëzit të cilët punojnë për ju dhe si mund t’iu shërbeni më mirë.
Unë kam nisur biznese të shumta, dhe e vërteta është se jeta e një ndërmarrësi është shumë stresuese.
Rezerva mesatare e një kompanie në Shtetet e Bashkuara është në mes 5 dhe 8 përqind, që do të thotë 5 deri 8 cent përfitim për çdo dollar. Këto nuk janë shumë para për një biznes të vogël ose të mesëm.
Ndërmarrësit presin që punonjësit e tyre të kuptojnë këtë. Por e vërteta është se ata nuk e kuptojnë, dhe me siguri nuk duhet. Është më mirë që ju të provoni të kuptoni botën dhe prioritetet e tyre. Sikur t’a bëja edhe unë këtë kur fillova.
Do të zvogëlonte stresin tim dhe do të përmirësonte aftësinë time për të udhëhequr njerëzit.
Lejoni që punonjësit të dinë se si po ia dalin
Tregoni se çfarë do të thotë sukses për ju që punonjësit të dinë a po fitojnë a po humbasin. Njerëzit kanë një nevojë që të dinë kur po ia dalin mirë. Këtu është një shembull nga përvoja ime personale.
Djemtë e mi ndiqnin një shkollë e cila nuk jepte nota. Një ditë, djali im i vogël erdhi tek unë dhe më tha se nuk dëshironte të shkonte aty më sepse ‘’ai dëshironte të dinte se si po ia dilte’’. Ai ishte vetëm në klasë të 5të.
Njerëzit dëshirojnë të dinë a po arrijnë sukses në jetë apo jo. Është pjesë e natyrës njerëzore. Është gjithmonë një ide e mirë të keni qëllime shumë specifike për punonjësit dhe të keni afate të caktuara të detyrave në vend.
Merrni seriozisht përgjegjësitë tuaja të menaxhimit
Menaxhimi efikas është një disiplinë dhe aftësi. Në fakt, të qenit ‘’një shef i mirë’’ është një punë e ndarë nga pjesa tjetër e përgjegjësive tuaja si një ndërmarrës. Mendojeni si zanat.
Ju duhet të punoni seriozisht në të që të performoni rolin në mënyrë efikase. Ky është një tjetër gabim i madh të cilin e bëra kur fillova. Mendoja se roli im ishte të nisja një biznes, t’iu shërbeja konsumatorëve dhe të ofroja produktet e duhura.
Nuk e mora në konsideratë se unë isha shefi. E mendoja veten si një ndërmarrës. Kjo është e vështirë për t’u shpjeguar, por është e rëndësishme për të qenë një menaxher efikas.
Punoni me njerëz të pajtueshëm
Është e rëndësishme të dini se kur nuk ka përshtatje në mes jush dhe personit që po e menaxhoni. Është më së miri të vlerësoni këtë në procesin e punësimit, por mund të jetë e vështirë t’a dini menjëherë.
Nganjëherë ju jeni në një situatë ku punoni me dikë dhe provoni të gjeni një mënyrë për të punuar në mënyrë produktive së bashku por ju thjeshtë nuk pajtoheni. Ka nevojë të ketë një nivel të kimisë në mes dy njerëzve të cilët punojnë së bashku.
Gjëja më e keqe të cilën mund t’a bëni si një shef është të mos pëlqeni punonjësit që menaxhoni. Njerëzit e dinë kur nuk i pëlqeni ata, dhe ata nuk do të performojnë për ju. Shpesh herë, thjeshtë nuk ka përshtatje.
Ne të gjithë kemi punuar me njerëz me të cilët nuk kemi shkuar aq mirë. Nëse hasni në këtë situatë me një punonjës i cili është i talentuar, provoni të gjeni një mënyrë që ai person të bashkëpunojë me dikë tjetër në kompani. Kjo kërkon gjykim nga ana juaj.
Mbani në mend: Punonjësit nuk zotërojnë biznesin tuaj, ju e zotëroni atë
Ju, si pronar biznesi, keni më së shumti për të fituar ose për të humbur. Prandaj, ju do të kujdeseni më shumë se punonjësit tuaj për suksesin e kompanisë. Ju me siguri do të punoni më shumë se ata.
Nuk është se ata janë përtacë; ata janë thjeshtë më pak të nxitur se ju. Unë ende e bëj këtë gabim gjatë gjithë kohës. Është e lehtë të krijoni një qëndrim superior, por marrëdhëniet punonjës-punëdhënës janë shumë të drejtpërdrejta.
Si shumë këshillat tjera në këtë listë, ju duhet të vini veten në vendin e punonjësve tuaj. Mendojeni nga pikëpamja e personit tjetër. Qartë, ju nuk dëshironi të zvogëloni standardet shumë, por gjithashtu duhet të siguroheni se pritshmëritë tuaja janë reale. Dhe nuk është reale për punonjësit të investohen në suksesin e kompanisë aq shumë sa punëdhënësi.
Një sondazh i fundit zbuloi se punonjësit të cilët kanë kënaqësi të lartë me menaxhmentin e tyre kanë më pak gjasa të kërkojnë një punë të re se sa ata me më pak kënaqësi.
Si në shumë zona të vendit, në zonën e Karolinës Veriore, ku Sageworks ka zyrat qendrore, konkurrenca për punonjësit e mrekullueshëm është domethënëse.
Kështu që, kur ne kemi një punonjës të mrekullueshëm, është e rëndësishme të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbajtur atë të angazhuar dhe të lumtur./Mesazhi/