Ballina Jeta Dieta Si të humbasësh peshë me limon të zier

Si të humbasësh peshë me limon të zier

Gjërat më të mira të përfshira në frutin e limonit janë antioksidantët dhe vitamina C. Ato mund të shkatërrojnë radikalët e lira të cilat janë të njohura  për të shkaktuar plakjen e parakohshme, si dhe kancerin.

Kur limoni është i kombinuar me përbërës të tjerë natyrorë, ju merrni një pije që do t’ju ndihmojë të heqni qafe metalet e rënda dhe toksinat dhe në këtë mënyrë, do të pastroni trupin tuaj.

Sistemi imunitar do të rritet, do të humbni disa kile shtesë dhe gjithashtu do të mbusheni me energji. Të gjithë përbërësit janë natyralë dhe sigurohuni që t’i bleni ato sa më organikë!

 

Përbërësit:

 

5 limon

2 litra ujë mineral

1 inç xhenxhefil

5 thelbinj hudhër

Përgatitja:

Fillimisht duhet të qëroni limonat dhe ti shtrydhni me çfarëdolloj  shtrydhësi mekanik që ju gjendet në kuzhinë.

Më pas hidheni lengun e përftuar bashkë me thelbinjt e hudhrës në një blender.Pastaj shtoni xhinxherin, por pasi ta keni pastruar dhe ta keni prerë në kubikë të vegjël.

Përzieni të gjithë përbërësit së bashku.Nga kjo duhet të përftoni një përzierje homogjene. Vendosni ujin mineral në një tenxhere dhe pastaj vendoseni në sobë në një nxehtësi mesatare.

Kur fillon të valoj, hidheni përzierjen homogjene në ujë. Lëreni të valojë edhe për disa minuta. Më pas lëreni atë të qetësohet në temperaturën e dhomës. Këshillohet të vendoset në një shishe xhami dhe pastaj vuloseni fort me një kapak.

Pini një gotë nga kjo recetë çdo ditë. Do të ishte më e mira ta pinit atë me stomak bosh çdo mëngjes.

Në këtë mënyrë, sistemi juaj i tretjes do të funksionojë më mirë. Ju do të parandaloni kapsllëkun dhe biliari do të prodhohet më mirë dhe do t’ju ndihmojë në tretjen e ushqimit.

Nivelet e energjisë tuaj do të rriten. Ju do të forconi imunitetin tuaj dhe do të jeni më të shëndetshëm se kurrë!/Mesazhi/

Exit mobile version