Të gjithëve na ka ndodhur që kemi para një sallatë perfekte me të gjithë përbërësit tuaj të preferuar.
Por shpesh kur e provon, shijon vetëm një gjë: qepën dhe djegësinë saj.
Pas një gote me ujë, larjes së dhëmbëve madje dhe pas një dite e ndjen akoma në frymë aromën e fortë të qepës.
Qepët e pagatuara janë një nga perimet më të shëndetshme, por dhe personat që i adhurojnë stepen për t’i konsumuar të gjalla për shkak të djegësisë që kanë.
Ndërkohë të skuqura, të pjekura apo të ziera bashkë me përbërës të tjerë ato e humbasin djegësinë por humbin edhe shijen unike.
Fatmirësisht ka disa metoda shumë të lehta, të cilat AgroWeb.org i sjell më poshtë, të cilat arrijnë t’i zbusin djegësinë qepëve të gjalla për t’i shijuar në sallata.
Zbutini djegësinë me ujë
Shija unike e qepëve vjen si rezultat i mineraleve të sulfurit, të cilat neutralizohen kur qepët gatuhen, në sajë të nxehtësisë.
Por uji kryen të njëjtin funksion njësoj si dhe nxehtësia, por duke ruajtur vlerat dhe strukturën e tyre.
Mjafton që t’i lini qepët e prera në një tas me ujë përreth 10 minuta dhe në këtë mënyrë djegësia e tyre do ulet.
Nëse qepët janë të vjetra, mjafton që ujit t’i shtoni akull kështu do t’i jepni qepëve fortësinë e zakonshme.
Mbulojini me kripë
Për ata që nuk duan fortësinë që i jep qepëve zhytja në ujë, kriposja e tyre eleminon djegësirën dhe i zbut njëkohësisht.
Prisni qepët në copa ose si për sallatë, vendosini në një pjatë dhe mbulojini me kripë.
Lërini kështu për 15 minuta dhe më pas shpëlajini.
Diçka e tillë i largon lagështirën dhe djegësinë qepëve.
Nëse dëshironi mund t’i shtypni edhe me dorë duke i zbutur akoma dhe më shumë, si dhe për t’i dhënë një shije më të veçantë.
Bashkoni lëng limoni me uthull molle
Njësoj si uji dhe uthulla e mollës dhe limoni kryejnë funksionin e largimit të djegësisë në mënyrë perfekte.
Mjafton që qepët e prera t’i vendosni në një tas me uthull molle dhe lëng limoni sa të mbulohen.
Lërini të zhytura përreth 10-15 minuta, më pas nëse preferoni mund t’i shpëlani por jo domosdoshmërisht dhe do të përfitoni një shije krejt unike për recetën që po përgatisnit.