Nëse dëshironi të arrini rezultate të shpejta sa i përket humbjes së peshës, atëherë dieta me vezë të ziera është më idealja.
Në këtë dietë përfshihen vezët, një numër i madh i perimeve dhe frutave citrik etj.
Kjo dietë do t’ju ndihmojë në përmirësimin e metabolizmin dhe djegies së yndyrës pa e pasur ndjenjën e bezdisshme të së uriturit.
Rregullat e kësaj diete janë shumë të thjeshta. Si në çdo dietë tjetër, nuk lejohet të hani ‘mbeturina’, siç janë: hamburgerët, gjërat e ëmbla, pijet freskuese etj.
Është e nevojshme të kufizohet konsumimi i sheqerit dhe kripës, si dhe të shmanget tërësisht konsumimi i alkoolit.
Kjo është menyja juaj për dy javët e ardhshme. Shijojeni!
Java e parë:
E hënë:
Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik
Drekë: Një frut dhe dy rriska bukë me miell të pasitur
Darkë: Pulë e gatuar dhe sallatë e madhe
E marte:
Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një frut citrik
Drekë: Pulë e gatuar dhe sallatë e gjelbër
Darkë: Dy vezë, sallatë e perimeve dhe një portokall
E mërkure:
Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik
Drekë: Djathë me pak yndyrë, një domate dhe një rriskë bukë me miell të pasitur
Darkë: Pulë e gatuar dhe sallatë e madhe
E enjte:
Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik
Drekë: Vetëm fruta
Darkë: Pulë të zier dhe sallatë të madhe
E premte:
Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik
Drekë: Dy vezë dhe perime të ziera
Darkë: Peshk të përgatitur në skarë dhe sallatë të madhe
E shtune:
Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik
Drekë: Fryt
Darkë: Pulë e zier dhe sallatë e madhe
E diel:
Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik
Drekë: Pulë me perime të ziera dhe sallatë domatesh
Darkë: Perime të ziera
Java e dytë:
E hëne:
Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik
Drekë: Pulë me sallatë të madhe
Darkë: Dy vezë, sallatë dhe një portokall
E marte:
Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik
Drekë: Dy vezë dhe perime të ziera
Darkë: Peshk të përgatitur në skarë dhe sallatë të madhe
E mërkure:
Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik
Drekë: Pulë e gatuar dhe sallatë e madhe
Darkë: Dy vezë, sallatë perimesh dhe një portokall
E enjte:
Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik
Drekë: Dy vezë, djathë me pak yndyrë dhe perime të ziera
Darkë: Pulë e zier dhe sallatë e madhe
E premte:
Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik
Drekë: Sallatë tuna
Darkë: Dy vezë dhe sallatë e madhe
E shtune:
Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik
Drekë: Pulë e gatuar dhe sallatë e madhe
Darkë: Fruta
E diel:
Mëngjes: Dy vezë të ziera dhe një fryt citrik
Drekë: Pulë e zier dhe perime të ziera
Darkë: Njëjtë sikurse në drekë./Mesazhi/