Si të bëni limonadë nga turmeriku për të larguar stresin dhe ankthin

Me siguri keni dëgjuar për kurkumën, një ndër erëzat shumë të përdorura pothuajse në çdo vakt indian. Por ju ndoshta nuk e keni ditur se turmeriku është një substancë natyrale shumë e fuqishme.

Kurkuma ka provuar se ka:

Veti anti-inflamatore;

Veti antioksidante;

Veti kundër plakjes;

Veti kundër artritit;

Veti kundër kancerit;

Por kurkuma po ashtu ka provuar se mund të lehtësojë simptomat e stresit, ankthit dhe depresionit. Me që jemi të njohur me të mirat e kësaj erëze atëherë të shohim se si duhet ta bëjmë limonadën për ti lehtësuar simptomat e ankthit e stresit.

Përbërësit:

5 gota ujë;
4 lugë turmerik pluhur;
3 lugë gjelle mjalti;
2 lugë çaji xhenxhefil pluhur;
½ e gotës lëng limoni i freskët;
½ lëng portokalli (opsional)

Mënyra e përgatitjes:

Vlojeni ujin. Vendoseni xhenxhefilin dhe turmerikun në një enë xhami, mbi to vendosni ujin e nxehtë dhe lejojeni që të qëndrojë për 10 minuta. Pas 10 minutash vendosni mjaltin në këtë qyp xhami. Përzijeni këtë pije dhe pasi të jetë ftohur shtoni lëngun e limonit dhe portokallit.