Pa ndalur kemi kërkesa e mesazhe nga bota e “qytetëruar” që na thonë:
-Mos shpërfaqni fotot e grave, pleqve e fëmijëve të mbytur a të gjymtuar duke u përpëlitur me ankthin e vdekjes dhe gjenocidin e paparë (në tokën e bekuar të filistinëve) sepse janë bëzdisëse si imazhe dhe po na tmerrojnë familjet tona e po e trazojnë qetësinë tonë “të merituar”.
– Ndërsa, në anë tjetër, marrëzisht po na shpërfaqën zhveshje gërditëse dhe imazhe perverse që tregojnë për sjellje të shëmtuara djallëzore dhe atë në emër të kulturës e manifestimit të këngës në eventin më të “famshëm” në kontinentin tonë të vjetër.
Nuk dijmë se çfarë kemi filluar të quajmë “kulturë” e çfarë po quajmë “civilizim”, por të tillat ngjarje tragjike tregojnë se shumë nga bijtë e këtij brezi kanë mbetur pa të dyja bashkë!
HUMANIZËM, a ka kush që klithmën tënde është duke e dëgjuar, apo ke vdekur, e tashmë je harruar!?
Prof. Driton Arifi