Si ta përgatitni në shtëpi lëngun detoks që pastron organizmin

Lëngjet janë mënyra më e mirë për të nxjerrë toksinat nga trupi.

Me bazë selinonë që është një antiinflamator dhe stimulues i tretjes i jashtëzakonshëm, kastravecin që përmban shumë ujë dhe një sërë përbërësish të tjerë plot vlera. Në veçanti, selinoja është një nga vlerat më të mëdha të këtij lëngu pasi mineralet, vitaminat dhe ushqyesit që gjenden tek selinoja janë në harmoni të përkryer.

Gjethet e selinosë janë plot me vitaminë A, ndërkohë që kërcenjtë janë të mbushur me vitaminat B1, B2, B6 dhe C.

Po si ta përgatisni atë fare lehtë për ta konsumuar edhe ju në shtëpitë tuaja?

Qëroni fillimisht të gjithë përbërësit.

Vendosini të gjithë përbërësit e prerë në mikser ose ne shtrydhësen tuaj dhe trazojini për disa minuta.

Kur të shikoni që është formuar lëngu jeshil hidheni në një gotë dhe konsumojeni të freskët.

Këtë mund ta bëni çdo mëngjes ose përgjatë ditës në mënyrë që t’ju ndihmojë me nxjerrjen e toksinave të dëmshme nga organizmi juaj.

Sipas dëshirës, mund të shtoni edhe përbërës të tjerë në pije si erëza apo mjaltë, thjesht sigurohuni që ata të jenë sa më natyralë e të shëndetëshëm.