Stresi në kohët e sotme është padyshim kryefjala e ditës.
Pak kohë më parë, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq paralajmëroi se pandemia e COVID-19 po rrit nivelet e stresit në mbarë globin me ritme shumë të shpejta.
Stresi përshkruhet si një gjendje e rënduar mendore ose emocionale që shkaktohet nga rrethana të caktuara armiqësore.
Për të gjithë ne është shumë e rëndësishme që të mësojmë hapa të vegjël por domethënës në menaxhimin e stresit por edhe në nisjen e ditës pa stres.
Niseni ditën pa celular
Ekspertët thonë se kur të zgjoheni, duhet t’i jepni vetes pesë minuta, pa prekur telefonin ose pajisje të tjera që përdorni.
Në këto pesë minuta të para të zgjimit mund të riorganizoni mendimet, planin tuaj të ditës, veshjen, të meditoni, të jeni mirënjohës por edhe të ndërgjegjshëm por edhe të planifikoni të bëni dicka për veten: të hani mëngjes.
Lajmet presin.
Pini një gotë ujë me limon
Uji me limon, dhe jo kafe, në mëngjes është një mënyrë shumë e mirë për ta nisur ditën plot me ushqyes dhe vitamina. Limonët janë edhe një burim i shkëlqyer i vitaminës C, polifenolëve, antioksidantëve e të tjerë.
Pirja e një gote me ujë në mëngjes ka efekt hidratues pas një nate në gjumë dhe zbut urinë. Trupi furnizohet me ushqyesit e nevojshëm që e pastrojnë dhe e hidratojnë që në fillim.
Dush me ujë të ftohtë
Dushi i ftohtë ofron shumë përfitime për shëndetin dhe sidomos në shmangien e mendimeve të këqija dhe stresit që në mëngjes.
Mjafton një ekspozim prej 30 sekondash ndaj ujit të ftohtë dhe të gjitha proceset natyrale të trupit, përfshirë edhe reagimi ndaj stresit, do të jenë në formën më të mirë.
Rregulloni Shtratin
Sipas ekspertëve, nëse dëshiron të ndryshosh botën, nise duke rregulluar shtratin. Këtë e bëjnë edhe liderët më të suksesshëm të botës. Tingëllon një detyrë e thjeshtë dhe e rëndomtë, por në aspektin psikologjik ka shumë vlerë.
Jo vetëm që do të ndiheni se keni arritur dicka por në fund të ditës do ju shijojë shumë pushimi në një shtrat të pastër e të rregullt.