Ballina Kuzhinë Si ta mbani kaçkavallin të freskët, të mos prishet dhe të mos...

Si ta mbani kaçkavallin të freskët, të mos prishet dhe të mos myket

Ky truk ndihmon që freskia dhe shija e kaçkavallit të ruhen perfekt edhe deri në 14 ditë

Kaçkavalli dhe lloje të ndryshme të djathërave janë një ndër artikujt më të shpeshtë në frigoriferin tonë dhe zakonisht i blejmë në paketime më të mëdha, mirëpo si t’ia bëjmë kur thjesht nuk na hahet dhe mbetet ashtu të qëndrojë?

Ekziston mënyra që t’ia zgjasni afatin e përdorimit, t’ia ruani shijen, të shmangni mykun dhe ndryshimin e ngjyrës, madje shumë thjesht dhe lirë, transmeton Telegrafi.

– E gjitha që duhet të bëni është që ta nxirrni kaçkavallin nga folia e tij, ta vendosni në kuti plastike ushqimi me kapak (më mirë është që madhësia e enëve të përputhet me madhësinë e copës së djathit) dhe afër të vendosni një kokërr sheqeri!

Kushtoni kujdes vetëm që sheqeri dhe djathi të mos preken.

Ditët e ardhshme kur ta hapni kutinë, do të shihni që sheqeri ka filluar të shkrihet – kështu ndodh për shkak që sheqeri thith gjithë lagështinë dhe pengon shfaqjen e mykut në djathë.

Exit mobile version