Me ardhjen e kohës së mirë dhe të ngrohtë vjen edhe rradha e heqjes së pelenave.
Që kjo të bëhet më lehtë, duhet filluar kur fëmija është i gatshëm edhe atë duke bërë zbavitëse.
Por si ta dimë se fëmija është gati për këtë veprim është çështja që i mundon të gjithë prindërit.
Në fakt duhet dëgjuar dhe vëzhguar fëmijën dhe ai jep vetë shenja se ka ardhur koha.
Zakonisht mes muajve 18 dhe 24 fëmijët fillojnë të flasin: “Çiçi; kaka; bë çiçin; jo pelena; pelenë të re; lagur …”
Gjithashtu fillon ti imitojë të rriturit gjatë kryerjes së nevojës. Shumë pediatër këshillojnë që fëmija ta shikojë prindin e seksit të njejtë se si e kryen nevojën, sepse kështu mëson më së miri.
Mirëpo, ta vendosësh fëmijën në oturak dhe të kryej nevojën si nëna apo babai nuk është diçka që e motivon.
Fëmija duhet të zbavitet mirë që largimi i pelenave të bëhet me sukses dhe pa stres./Mesazhi/