Studimet kanë treguar se edukimi i fëmijëve përmes lojërave ndihmon në procesin e të nxënit. Nuk është aspak e lehtë, por është më efektive t’i mësoni fëmijët duke luajtur. Në këtë artikull po ju udhëzojmë dhe po ju japim disa ide praktike që do t’ju bëjnë ju një mësues dhe fëmijën tuaj një nxënës më të mirë.
Transformoni
Në rast se bëhet fjalë për shifra, përpiquni që këto të fundit të mos i trajtoni si të tilla. Një rosë është gjithmonë më e dashur se numri dy ndërsa 3 bombone janë më interesante se sa 3 petëza.
Krijoni përralla
Përrallat dhe këngët memorizohen më shpejt nga fëmijët. Për këtë arsye ju këshillojmë të krijoni të tilla për t’i mësuar të vegjëlve tuaj gjëra të reja.
Përdorni kukullat
Një shfaqje me kukulla është gjithmonë më interesante se një ligjëratë. Moz hezitoni të përdorni të gjithë arushët e pellushit që ju ndodhen të shtëpi për t’i mësuar fëmijëve biologjinë.
Çdo gjë është e prekshme
Është me e lehtë të mësosh diçka kur ke kontakt me të. Përpiquni t’i ilustroni fëmijëve tuaj çdo gjë që thonë librat.
Ndërtoni një “laborator”
Kuzhina juaj mund të kthehet fare mirë në një laborator në të cilin kryhen eksperimentet e diturisë së natyrës. Provoni së bashku me fëmijët këto eksperimente, pasi kështu ata do t’i mbajnë mend më gjatë.
Përdorni pazarin
Llogaritë bëhen më kollaj kur bëhet fjalë për para. Kështu që merrini fëmijët me vete kur të beni pazarin dhe vërini në pozitë që të kryejnë veprime të thjeshta matematikore.
Çdo gjë është funksionale
Ashtu si një copë picë është e përsosur për shpjegimin e thyesave.