Ballina Artikuj Si sot para 14 viteve na la poligloti Hamdi Thaqi

Si sot para 14 viteve na la poligloti Hamdi Thaqi

Mr. Hamdi Thaqi (r.a)

Me 22 shkurt 2010 ndërroi jetë poligloti dhe miku im i çmuar Mr. Hamdi Thaqi. Bacen Hamdi fillimisht e kam njohur nga shkrimet e tija në shtypin ditor në vitet e 90-ta dhe nga 96-ta kemi punuar së bashku nën çatinë e Organizatës Kulturore Urtësia. Kam shumë kujtime të paharrueshme nga Rahmetliu dhe margaritarë që i thurte me elegancë dhe ndjeshmëri për gjendjen dhe realitetin e popullit të tij. Nga më të çmuarin që i’a mbajnë mend gjithë ata që e kanë njohur ishte edhe thënia e tij:
“Shoqëria jonë po vuan nga fetarët pa man (mend) dhe dijetarët e pa fe!”.
Për fat të keq që edhe sot ende nuk ka ndërruar aq shumë gjendja jonë!
Allahu na bashkoftë me ty baca Hamdi në xhenetin Firdeus!

P.s Mr. Hamdi Thaqi lindi më 1933 dhe vdiq më 22.02.2010

Nga: Hoxhë Husamedin Abazi

Exit mobile version