Më 21 mars 2013 në Damask vritet nga një atentat qyqarë njëri nga Dijetarët më të mëdhenj që pati Ummeti në kohën bashkohore Shejh Muhammed Seid Ramadan El-Buti. Atentati ndaj tij u realizua gjersa Shejhu mbante ligjëratën e tij javore në xhaminë “Iman”. Pas veti ka lënë një sërë librash të çmuara, të cilat nuk janë thjesht numër, por janë studime të thella të fushave të ndryshme të islamistikës e prej të cilave është edhe libri i mrekullueshëm i tij Fikhus Siretin Nebevijjeh-Njohja dhe Urtësitë nga Autobiografia e Pejgamberit a.s.
Allahu e past mëshiru dhe gradu me shehidllëk, Shehidin e Minberit siç e emërtojnë jo pak lexues të tij anë e kënd botës.
Nga Hoxhë Husamedin Abazi