Realiteti virtual po përdoret në fushën e kujdesit shëndetësor për të trajtuar depresionin, ankthin, autizmin, PTSD dhe madje edhe varësinë nga nikotina me Mindcotine.
Pajisjet VR ( realiteti virtual) janë fjala e fundit e shkencës të cilat arrijnë të kthejnë botën virtuale në reale. Me vendosjen e syzeve të VR, shohim një realitet të ri që e përjetojmë me tinguj, ngjyra, lëvizje dhe emocione reale. Me heqjen e pajisjes, emocionet zhduken por eksperienca jo. Thënë kjo, kush s’do donte ta provonte të paktën njëherë ndjesinë që të ofron?
Realiteti virtual po përdoret në fushën e kujdesit shëndetësor për të trajtuar depresionin, ankthin, autizmin, PTSD dhe madje edhe varësinë nga nikotina me Mindcotine.
Nga diagnostikimi te trajtimi, tek praktikimi i procedurave të ndërlikuara kirurgjikale, institucionet e kujdesit shëndetësor janë duke përfshirë realitetin virtual në shumë aspekte të industrisë. Duke kombinuar imazhe diagnostikuese nga skanimet CAT dhe ekografitë, profesionistët e kujdesit shëndetësor mund të përdorin softuer për të krijuar modele virtuale 3D.
Këto modele ndihmojnë kirurgët të vendosin vendet më të mira për prerjet kirurgjikale dhe të përgatiten për operacionin.