Është quajtur një pallat lundrues, ky jaht edhe nga pamja e jashtme të jep idenë e një vile gjigande. Quhet “This is it” dhe kap vlerën e 490 mln eurove duke tërhequr vëmendjen e të gjithë pushuesve në Mykonos.
I renditur në listën e 5 jahteve më të shtrenjta, ky jaht futurist është është i mbuluar me xham në gjithë gjatësinë e tij. I përbërë nga 6 kabina luksioze, ku mund të akomodohen 12 persona dhe 13 anëtarë të ekuipazhit.
Jahtit modern, i përket biznesmenit qipriot Tassos Papanastasiou, i cili me kalimin e viteve arriti të ndërtojë kompaninë gjigante qipriote “XM” e cila tani është një nga platformat më të mëdha financiare në botë në Forex me klientë në më shumë se 190 vende.