Të ngrënit ushqim të sigurtë është sfida më e madhe e qytetarëve. Një problem të ngjashëm kanë edhe besimtarët musliman në Kosovë dhe vendet përreth të banuara me musliman.
Koëht e fundit kanë dalur imazhe ku mishi me vulën “Hallall” del të jetë në të vërtetë mish i derrit.
Llaq Ranxi është një tregtar i produkteve uhqimore në tregun e Shqipërisë, Kosovës, e Maqedonisë, duke i sjellur prodhimet ushqimore nga Greqia. Çelësi i “suksesit” tregtar të tij janë aromatizuesit të cilët i përdor për t’ u dhënë ushqimeve sidomos mishit shije të këndshme të rreme.
Kështu, mishi i derrit që blihet me të lirë në Serbi, aromatizohet dhe merr shijen e mishit të qengjit, lopës, viçit, deles. Ky mish përveçse shitet në treg përdoret edhe për të bërë sallam, suxhuk, salçiçe, pizza etj., duke përfshirë edhe prodhimet Hallall që janë ekskluzivisht për besimtarët myslimanë.
Pjesa tjetër shqetësuese është se aromatizuesit që përdor ky tregtar për ta fshehur këtë krim kanë përbërje toksike jashtë standardit të lejuar ndërkombëtar. /MESAZHI/