Si mund të triumfojë drejtësia ndaj padrejtësisë…?

Hoxhë Vladimir Kera

Historia tregon se masa e njerëzve gjithmonë do të jetë me të fortën, jo me të drejtën.
Dhe kjo për arsye të “sigurisë”, fazë e cila i paraprinë asaj të urtësisë, mundësisë për të kuptuar apo dalluar të mirën nga e keqja dhe të drejtën nga e padrejta.
Kështu e drejta duhet të forcohet, jo thjesht të moralizohet si e drejtë përballë masës e cila nuk gjen siguri dhe garanci në ndjekjen e sajë. Ashtu siç e keqja duhet të dobësohet në mënyrë që para masës së njerëzve mos të jetë e vetmja alternativë që ofron sigurinë për mbijetesë.
—–
Megjithatë e drejta mbijeton vetvetiu, por nuk triumfon si e tillë derisa të forcohet. Si duket kjo është e vetmja formë që të triumfojë drejtësia ndaj padrejtësisë.

Hoxhë Vladimir Kera