Drejtuesi i Qendrës për Studimin dhe kurimin e fëmijëve autikë lidhur me Universitetin Ankara që i jep mësim fëmijëve autikë në Turqi , Prof. Dr. Efser Kerimoglu pohoi se është shumë e rëndësishme që autizmi të dallohet që në fazat e para, vetëm se nën moshën tre vjeç është vështirë të njihet.
Kerimoglu theksoi se autizmi është një lloj shqetësimi i cili bëhet pengesë në komunikimin dhe marrëdhëniet me të tjerët, disa fëmijë ndikohen që në lindje ndërsa të tjerë në periudhën e fëmijërisë.
Kerimoglu pohoi se shenjat mund të dallohen edhe tek fëmijët nën moshën një vjeçare dhe në Qendrën e Kurimit paraqiten zakonisht fëmijë të moshave një vjeç e gjysëm deri në dy vjeç e gjysëm.
Shefe e pavionit psikiatrik për fëmijët e moshës 0-3 vjeç ,Prof. Dr. Runa Idil Uslu nënvizoi faktin se fëmijët duhet të kontrollohen dhe ndiqen që në fazat e para, në aftësitë që paraqesin për të komunikuar me të tjerët.
Duke theksuar se doktorët familjarë luajnë një rol shumë të rëndësishëm tek fëmijët autikë të këtyre grupmoshave, duhet të zhvillohet një terapi e cila ndikon në zhvillimin e marrëdhënies nënë-fëmijë dhe për të pasur sukses duhet të aplikohet dhe terapia e ndikimit. Autizmi nuk është një sëmundje e cila mund të kurohet direkt me ilaçe, por Uslu thotë se në varësi të shenjave të shfaqura mund edhe të përdoren ilaçet.
Shenjat që shfaq një fëmijë me autizëm
• Nuk mund të përdorë mimikën apo gjestet, nuk të shikon në sy dhe nuk mund të pasqyrojë ndjenjat.
• Nuk komunikon mirë me bashkëmoshatarët dhe nuk të sheh kur e thërret në emër.
• Nuk reagon si një fëmijë normal.
• Nuk mund të ndajë diçka me të tjerët.
• Ka mangësi në të folur.
• Nuk mund të bisedojë apo të luajë.
• Nuk paraqet interes ndaj mjedisit.
• Veçanërisht pas muajit të gjashtë fëmija nuk e shfaq ndjenjën e lidhjes që ka me nënën apo me personin që përkujdeset për të./Mesazhi/